Eugen Cakolli nga “Demokracia n’Veprim” ka publikuar një infografikë rreth asaj se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës, bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve.
Sipas infografikës, VV pritet të ketë 48 ulëse, PDK 25 ulëse, LDK 20 ulëse dhe AAK 8 ulëse, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, Cakolli ka theksuar se votat e mërgatës dhe ato me kusht mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandatave.
“Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka shkruar Cakolli./Reporteri.net












