Analisti politik, Florent Zeqaj ka komentuar rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit që u mbajtën dje në Kosovë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Zeqaj ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, duhet të lëshoj rrugë sepse sipas tij si ministër ka qenë shumë i mirë, por si lider partie nuk po dhezë.
“Një komunë e humbur, tri dështime si njeriu i parë i PDK-së. Ministër shumë i mirë, por si lider partie nuk po dhezë”, ka shkruar Zeqaj.
Postimi i plotë;
Një komunë e humbur, tri dështime si njeriu i parë i PDK-së.
Ministër shumë i mirë, por si lider partie nuk po dhezë.
Me shumë respekt për kulturën dhe personalitetin e tij, mendoj se #BedriHamza duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, sepse partia që ai drejton i ka humbur 50 mijë vota që nga dhjetori i vitit 2025.
E di që është luftuar edhe nga brenda partisë.
E di që nuk e kanë mbështetur sa duhet.
Por aty ku nuk të duan, ose vepron dhe e rregullon situatën, ose largohesh vetë.
Ose je kryetar, ose nuk je.
Bedri, lësho rrugë🫡













