Mitrovica është qyteti ku jeton dhe ku ka udhëhequr me komunën për katër vite në mandatin e kaluar Bedri Hamza. Por që qyteti i tij i ka dhënë ‘flakareshë’ në zgjedhjet e djeshme, raporton Veriu.info.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në bazë të votave të rregullta të numëruara, PDK-ja në Mitrovicë kishte fituar 9 mijë 352 vota vota.
Por që dje kjo partia ka pësuar fiasko në qytetin e kandidatit për kryeministër, duke marrë në këtë qytet vetëm 7 mijë 653 vota./Veriu.info














