Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa Osmani: Emri im as s’ka qenë e as nuk do të jetë pengesë për krijimin e institicioneve

08/06/2026 - 14:36
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosoves , Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e LDK-së për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor, duke thënë  se rezultati i zgjedhjeve përbën vazhdim të një misioni për t’i shërbyer Kosovës.

Në një reagim publik pas zgjedhjeve, Osmani u shpreh mirënjohëse për çdo votë dhe përkrahje të marrë nga qytetarët në mbarë vendin. Ajo tha se gjatë fushatës ka takuar mijëra qytetarë, duke dëgjuar shqetësimet, pritjet dhe shpresat e tyre për një Kosovë më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar.

Osmani vlerësoi mbështetjen e të rinjve, grave, mërgatës dhe të gjithë qytetarëve që morën pjesë në votime, duke theksuar rëndësinë e demokracisë dhe të një politike të bazuar në vlera, dije dhe përgjegjësi.

Ajo nënvizoi se pjesëmarrja e saj në këto zgjedhje kishte për qëllim të kontribuonte në ringritjen e LDK-së dhe në krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Sipas saj, emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.

“Kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve që mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat”, theksoi Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, ajo bëri thirrje për vazhdimin e angazhimit të përbashkët, duke theksuar se rruga përpara vazhdon së bashku.

Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet
08/06/2026 - 16:34

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që t’i japin fund bllokadës politike, pas zgjedhjeve të deshme parlamentare. Ai shkroi në...

Më shumëDetails

Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai
08/06/2026 - 16:07

Pas humbjes në tri palë zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe humbjes së rreth 40 mijë votave dje në raport me votimin e rregullt me 28 dhjetor, brenda...

Më shumëDetails

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane
08/06/2026 - 16:01

Pas studimeve njëvjeçare, oficeri i FSK-së, nënkolonel Vegim Krelani diplomoi me sukses të lartë në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe në të njëjtën kohë mori titullin...

Më shumëDetails

“Kush e ka bërë, hallall” – Rama e riposton videon i veshur me minifund të krijuar me AI

“Kush e ka bërë, hallall” – Rama e riposton videon i veshur me minifund të krijuar me AI
08/06/2026 - 15:52

Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive si shenjë pakënaqësie ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit, Ishullit të Sazanit dhe...

Më shumëDetails

Hamza: S’kam vija të kuqe, duhet marrëveshje politike ende pa u konstituuar Kuvendi, qytetarët na thanë “na keni lodhë”

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar
08/06/2026 - 15:37

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se nuk ka vija të kuqe për marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe për krijimin e institucioneve. Ai tha në një konferencë për...

Më shumëDetails

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar
08/06/2026 - 15:33

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se partia që ai e udhëheq do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë vit. “Si Parti Demokratike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    376 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë