Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se partia që ai e udhëheq do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë vit.
“Si Parti Demokratike neve na presin dy procese të rëndësishme. Ekziston veçse një vendim i Këshillit Drejtues që Partia Demokratike e Kosovës shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, dhe ky proces veçse ka filluar, dhe ky proces do të përfundojë në mënyrë të suksesshme”, tha Hamza.
Ai shtoi se pavarësisht se ka mandat katërvjeçar si kryetar i PDK-së, Hamza shtoi se gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet.
Ndërsa proces i dytë i rëndësishëm, Hamza theksoi se është vendimi final ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.













