Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar rreth 4% e votave, raporton GazetaBlic.Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Partia Demokratike e Kosovës e kryeson Bedri Hamza me 3,061 vota.
Pas tij renditen Përparim Gruda me 1,798 vota dhe Arian Tahiri me 1,614 vota, ndërsa në top pesëshen e parë figuron edhe Uran Ismaili.Në dhjetëshen e parë të PDK-së janë edhe Kosovare Murseli, Elmi Reçica, Arbnore Salihu, Vlora Çitaku, Sala Jashari dhe Rashit Qalaj.











