Kur janë numëruar votat e para nga Qendrat Komunale të Numërimit, kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para për kandidatët e LDK-së, shkruan Veriu.info.
Sipas rezultateve fillestare, listës i prin ish presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në vendin e dytë renditet kryetari LDK-së Lumir Abdixhiku. E treta është Doarsa Kica-Xhelili, kurse Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë. Pas tyre vjen Uke Rugova në vendin e gjashtë, Kujtim Shala në vendin e shtatë, Janina Ymeri në vendin e tetë, Ermal Sadiku në vendin e nëntë dhe Anton Quni në vendin e dhjetë












