Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Sipas rezultateve të deritanishme janë numëruar 20.54% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje doli si partia e parë fituese me rezultat 42,95% bashkë me partnerët e saj në koalicion.
Bazuar në numërimin e votave vetëm dy kandidatë nga Lista Guxo pritet t’i marrin votat për t’u bërë deputet.
Ish minsitrja, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ish analisti politik, Blerim Gashi, deri më tani janë në 50-shen e LVV-së që po prijnë nga numri i votave.





















