Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputet nga të gjitha subjektet politike, ku deri tani janë numëruar rreth 36% e kutive të votimit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nga numërimi i deritanishëm del se dy figura të rëndësishme të LDK-së, Ekrem Hyseni nga Podujeva dhe Xhafer Gashi nga Obiliqi, nuk janë në 20-shen e parë.
Me votat e numëruara deri tani del se Ekrem Hyseni renditet në vendin e 28 kurse Xhafer Gashi në vendin e 29./Veriu.info/












