Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Vjenë: Kosova duhet të avancojë drejt statusit të vendit kandidat

09/06/2026 - 21:08
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në Vjenë: Kosova duhet të avancojë drejt statusit të vendit kandidat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Vjenë të Austrisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, në prag të Forumit Ekonomik të Vjenës. Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se Austria mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës dhe një mbështetëse e vazhdueshme e integrimeve evropiane të vendit.

Ai e falënderoi kancelarin Stocker për përkrahjen e Austrisë ndër vite, duke kujtuar se Austria ishte shteti i parë që njohu diplomat e Universiteti i Prishtinës në fillim të viteve ’90 dhe se ka ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme, nga siguria dhe demokratizimi deri te arsimi dhe integrimet evropiane.

Kurti theksoi se Kosova e sheh Austrinë si një partner serioz dhe mik të qëndrueshëm, me të cilin synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe shkëmbimet tregtare. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen austriake për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshilli i Evropës.

“Unë gjithashtu shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Austrisë sa i përket përpjekjes së Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, për çfarë ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet dhe madje e kemi realizuar me sukses votimin me mbi 82% në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Tash vetëm ka ngelur që Kosova të futet aty në agjendë dhe të bëhet një ditë anëtare”, theksoi Kurti.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Kurti kërkoi që, pas heqjes së masave të Bashkimit Evropian, vendi të avancojë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai tha se, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kosova po promovon mundësitë për investime në projekte strategjike, përfshirë hekurudhat, digat, gazifikimin, stadiumet, turizmin në Brezovica dhe Rugova, si dhe projekte në sektorin e ujërave dhe mbrojtjes së mjedisit. Sipas tij, përvoja dhe afërsia e Austrisë e bëjnë atë një partner të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Numërohen 60% e votave në Mitrovicë: Arian Tahiri më i votuari, Bedri Hamza i dyti

Numërohen 60% e votave në Mitrovicë: Arian Tahiri më i votuari, Bedri Hamza i dyti
09/06/2026 - 23:48

Kandidati për deputet i PDK-së, Arian Tahiri, po del më i votuari nga kjo parti në Mitrovicë pas numërimit të 60% të votave. Nga këto vota të numëruara...

Më shumëDetails

Latifi pas zgjedhjeve të 7 qershorit: Pushteti duhet të shpërndahet, proces bazik në demokraci

Latifi pas zgjedhjeve të 7 qershorit: Pushteti duhet të shpërndahet, proces bazik në demokraci
09/06/2026 - 22:59

Profesori Blerim Latifi, ka thënë në “Presing” të T7, se ndarja e pushtetit çështje bazike në politike. AI tha se dy procese bazike në politikë, janë marrja e...

Më shumëDetails

Gjini: Ftoj PDK e LDK ta krijojmë qeverinë e opozitës, në të kundërtën vendi është në rrezik

Gjini: Ftoj PDK e LDK ta krijojmë qeverinë e opozitës, në të kundërtën vendi është në rrezik
09/06/2026 - 22:46

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie të opozitës....

Më shumëDetails

Është kryetar i VV-së në Mitrovicë, por Armend Muja në fund të “pusit” me vota në qytetin e tij

Është kryetar i VV-së në Mitrovicë, por Armend Muja në fund të “pusit” me vota në qytetin e tij
09/06/2026 - 22:24

Në Mitrovicë deri tani janë numëruar rreth 49% e votave të kandidatëve për deputet. Kryetari i degës së VV-së në këtë komunë, Armend Muja, njëherësh kandidat për deputet...

Më shumëDetails

Gjini: Me Kurtin në qeveri, Kosova do të vazhdojë të blejë rrymë prej sekserëve të Serbisë

Gjini: Me Kurtin në qeveri, Kosova do të vazhdojë të blejë rrymë prej sekserëve të Serbisë
09/06/2026 - 22:12

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se nëse Albin Kurti vazhdon të qeverisë, vendi do të vazhdojë të blejë rrymë përmes sekserëve të Serbisë. Në Rubikon të...

Më shumëDetails

Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në LVV, PDK, LDK, AAK

Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në LVV, PDK, LDK, AAK
09/06/2026 - 22:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon më numërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Tani kur po numërohen gati gjysma e votave, kjo është 5-sha me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë