Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush do ta formojë qeverinë? Partitë politike japin sinjalet e para

10/06/2026 - 10:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kush do ta formojë qeverinë? Partitë politike japin sinjalet e para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova po hyn në një fazë të re politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat prodhuan sërish një fitues, por jo një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti doli forca e parë me rreth 43 për qind të votave, ndërsa PDK u rendit e dyta me rreth 21 për qind, LDK e treta me 18 për qind dhe AAK-ja me mbi 7%.

Megjithatë, shifrat zgjedhore nuk e kanë zgjidhur ngërçin politik që ka përcjellë vendin muajt e fundit, pasi asnjëra palë nuk i ka votat e nevojshme për të formuar e vetme institucionet e reja.

“Front Online” ka kontaktuar disa nga akterët e partive politike për të mësuar qëndrimet rreth formimit të qeverisë së re dhe koalicioneve të mundshme mes pozitës dhe opozitës.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka folur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, LVV-ja mbetet e hapur për bashkëpunim edhe pas zgjedhjeve.

“Besoj që vlen ashtu siç ka qenë edhe në mandatin e kaluar, LVV ju ka bërë ftesë e LDK edhe bashkëqeverisje dhe ju ka kërkuar që të propozojnë emër për president por dëshira e tyre ishte të shkojmë në zgjedhje ato nuk prodhuan asnjë rezultat ndryshe”, ka thënë Haliti.

Ai tha se do t’ju ofrojnë partive opozitare mundësinë për të propozuar kandidat për president.

“LVV do të ofrojë mundësinë që partitë opozitare të emra për president dhe ne do të jemi të gatshëm ta mbështesim”, u shpreh Haliti

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar për “Front Online” se është ende herët për të diskutuar zhvillimet dhe skenarët politike pas zgjedhjeve.

E pyetur për mundësitë e bashkëpunimeve politike me Lëvizjen Vetëvendosje, Musliu-Shoshi tha se fillimisht duhet të priten rezultatet e përgjithshme.

“Është herët të bisedojmë le të presim se çka po bëhet pas rezultateve të përgjithshme”, tha shkurt Musliu-Shoshi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, tha se partia ende nuk ka marrë vendime pas zgjedhjeve të 7 qershorit për hapat e ardhshëm politikë.

Zogaj tha se fillimisht duhet të përfundojë numërimi i votave dhe më pas certifikimi i rezultateve.

“Ne po presim që të përfundojë numërimi i votave. Pas numërimit vjen certifikimi i zgjedhjeve dhe akoma nuk jemi mbledhur për këto qëndrime, por kur ta mbledhim kryesinë do t’i bëjmë të qarta vendimet tona”, deklaroi ai.

Ish-deputetja e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj u shpreh për “Front Online” se partia ende nuk ka një qëndrim përfundimtar lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve.

Ajo tha se deri më tani partia vazhdon t’u qëndrojë parimeve të saj politike, duke konsideruar të nevojshme formimin e një qeverie nga partitë opozitare.

“Nuk kemi qëndrim për momentin. Po presim rezultatet zgjedhore dhe certifikimin e zgjedhjeve, e më pas bashkë me Ardian Gjinin dhe kryesinë do të marrim një vendim. AAK deri tani ju qëndron parimeve për një qeveri të opozitës kjo është mëse e domodoshme”, tha Kadrijaj për “Front Online”.

JU REKOMANDOJMË

A pritet të bëhet deputet Nait Hasani? Ja sa vota ka marrë deri tani!

Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën
10/06/2026 - 12:40

Numërimi i votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe më tutje, dhe deri tani janë numëruar mbi 62% e kutive të votimit, raporton Gazeta Online Veriu.info. E...

Më shumëDetails

“I forti” i VV-së, Salih Zyba, larg për t’u bërë deputet, sa vota ka marrë deri tash?

“I forti” i VV-së, Salih Zyba, larg për t’u bërë deputet, sa vota ka marrë deri tash?
10/06/2026 - 12:33

Numërimi i votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe më tutje, dhe deri tani janë numëruar mbi 62% e kutive të votimit, raporton Gazeta Online Veriu.info. E...

Më shumëDetails

62% të numëruara, sa vota ka marrë deri tani ish kryetari i Kuvendit Dimal Basha?

62% të numëruara, sa vota ka marrë deri tani ish kryetari i Kuvendit Dimal Basha?
10/06/2026 - 12:15

Numërimi i votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe më tutje, dhe deri tani janë numëruar mbi 62% e kutive të votimit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Sa...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022 në veri të vendit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat e 2022 në veri të vendit
10/06/2026 - 11:37

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër Kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër Rendit Kushtetues të...

Më shumëDetails

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

“Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?
10/06/2026 - 11:26

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas...

Më shumëDetails

Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?
10/06/2026 - 11:15

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    321 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Ky është numri i votave të kandidatëve nga partia Guxo

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë