Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim

10/06/2026 - 13:43
në Kryesore, Lajme
A A
Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore.

Rasti lidhet me një tubim zgjedhor të LVV-së të mbajtur më 31 maj 2026 në Vushtrri, ku një vajzë 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve.

Supremja vlerësoi se nuk ka rëndësi nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga vetë ajo apo nga organizatori, pasi përgjegjësia për menaxhimin e aktivitetit bie mbi organizatorin e tubimit.

Sipas Gjykatës, lejimi i pjesëmarrjes aktive të një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një aktivitet zgjedhor bie ndesh me rregulloren zgjedhore, ndaj vendimi i PZAP-së është i ligjshëm dhe i bazuar.

Njoftimin:

Gjykata Supreme lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP, me vendimin ZP.Anr.11/2026 të datës 03.06.2026, kishte pranuar si të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke i shqiptuar subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije në aktivitet të fushatës zgjedhore.

Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.

Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë.

Nga provat e administruara rezulton se më 31.05.2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë e mitur 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve të tubimit, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik. Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi.

Në procedurën para PZAP-së, LVV kishte pretenduar se e mitura nuk kishte qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ishte angazhuar nga subjekti politik dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit të saj.

Gjykata Supreme vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara. Kolegji i Gjykatës pranoi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se neni 5 paragrafi 3 i Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fshehtë të Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar përcakton se: “Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në rregulloren zgjedhore.

Gjykata theksoi se organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë.

Duke pasur parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj refuzoi ankesën e LVV-së si të pathemeltë duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së.

JU REKOMANDOJMË

Ermal Panduri: “KPM sot ka fol qysh me ndalu transmetimin e Debat Plusit”

Ermal Panduri: “KPM sot ka fol qysh me ndalu transmetimin e Debat Plusit”
10/06/2026 - 15:31

Autori i “Debat Plus”, Ermal Panduri ka njoftuar se Komisioni i Pavarur i Mediave në një nga mbledhjet e tij ka diskutuar për ndalimin e këtij emisioni. Madje,...

Më shumëDetails

Ku qëndrojnë aktualisht bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit

Ku qëndrojnë aktualisht bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit
10/06/2026 - 15:24

Negociatat e paqes mes SHBA-së dhe Iranit aktualisht mbeten të bllokuara, me palët në konflikt të ndara mbi çështje kyçe, ndërsa një shkëmbim i fundit sulmesh po kërcënon...

Më shumëDetails

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK
10/06/2026 - 15:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65,01% të numërimit të kandidatëve për deputetë. Nga numërimi i 1,624 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.37% apo 186,716 Vota, Partia Demoraktike...

Më shumëDetails

American School of Kosova hesht për skandalin ku u arrestua shoferi i kësaj shkolle për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje

American School of Kosova hesht për skandalin ku u arrestua shoferi i kësaj shkolle për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje
10/06/2026 - 14:57

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje të mitur ka tronditur komunitetin e American School of Kosova në Shkabaj të Obiliqit, ku autoritetet kanë arrestuar...

Më shumëDetails

Fatos Geci merr vetëm 35 vota në Llaushë, fshatin e tij të lindjes

Numërohen mbi 70% të votave në Skenderaj – Fatos Geci nuk arrin as 200 vota
10/06/2026 - 14:42

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 65% e kutive. E kur po shkojmë drejt fundit të numërimit disa nga...

Më shumëDetails

Blakaj: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?
10/06/2026 - 14:14

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe interesimi i ulët i votueseve, u diskutua nga opinionisti Korab Blakaj në emisionin “Kosova Today”. Ai tha se si pasojë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    470 Shpërndaje
    Shpërndaje 188 Tweet 118
  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë