Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës

11/06/2026 - 13:45
në ShowBiz
A A
“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati i ndezur ditët e fundit lidhur me rolin e influencuesve në Shqipëri, i nisur fillimisht nga ironia publike e kryeministrit Edi Rama, ka degraduar në ofendime të rënda personale në studiot televizive.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë moderatores Grida Duma, gazetari Bledi Mane ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të ish-banores së BBVA dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.

Gjatë diskutimit, Mane u shpreh me gjuhë denigruese: “Nga Dea Mishel doli miu në Top Channel. Erdh Dea Michel dhe doli miu… Një femër që nuk kujdesej për higjienën personale, një femër që nuk lante enët, s’mbolli një lule!”

Kjo deklaratë e tij ka sjellë ndërhyrjen e moderatores Grida Duma, e cila i ka kërkuar të ndalojë: “Stop! Tha Grida, s’ta lejoj këtë”, ndërsa gazetari u përgjigj se kjo ishte përgjegjësia e tij. Pas kësaj, Duma ka insistuar prerë: “Stop Bled, pusho se do ta heq mikrofonin dhe s’do ta vazhdosh më…”

View this post on Instagram

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)

Edhe pse në studio pati një tentativë për të ndalur gjuhën e urrejtjes, reagimi i vërtetë ka shpërthyer pas emisionit. Shkak është bërë vendimi për të publikuar në Instagram vetëm videon pikërisht nga momenti i ofendimit. Përmes një letre të hapur publike drejtuar Grida Dumës, Dea Mishel u shpreh e tronditur dhe e zhgënjyer.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në llogarinë tënde në Instagram është momenti kur une po denigrohem duke u përdorur shpifje, ashtu siç nuk do e meritonte asnjë vajzë!” – shkruan influencuesja.

Ajo shton se ndonëse Grida e cilësoi të palejueshme në studio, biseda përsëri vazhdoi, duke argumentuar se fjalët e moderatores ishin thjesht sa për të dalë e larë nga ajo situatë dhe jo për ta mbrojtur atë me vërtetësi.

Më tej në reagimin e saj, Dea Mishel hedh dyshime se ky sulm televiziv mund të jetë i qëllimshëm dhe i lidhur me dy arsye: përfshirjen e saj aktive në protestat e fundit qytetare ose hakmarrje për shkak se ajo ka refuzuar të jetë e pranishme në emision.

“Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj, ndaj po shikoj këto klipe sot. Klipe, që siç kanë komentuar dhe të tjerë, përngjajnë me gjyqet e një sistemi të kaluar,” shkruan ajo, duke theksuar se nuk mund të nxjerrin asgjë të shëmtuar prej saj përmes këtyre provokimeve të ulëta.

Në mbyllje të mesazhit të saj, Dea Mishel e konsideron këtë sulm si “koston e lirisë” së saj për të folur dhe vepruar siç dëshiron. Ajo i dërgon edhe një mesazh të fundit moderatores duke i thënë: “Më lejo të të them që mendoj se je në anën e gabuar të historisë.” Influencuesja ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij sulmi duke ftuar ndjekësit të bashkohen sërish në shesh për të vijuar kauzat e tyre qytetare.

View this post on Instagram

A post shared by Dea Mishel  (@deamichellee)

 

 

JU REKOMANDOJMË

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”
08/11/2026 - 17:28

Kiara Tito ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjedhjes mes krijimit të familjes dhe ndërtimit të karrierës. E pyetur nëse...

Më shumëDetails

‘Guxon’ Santiana, poston foto pa ‘FaceApp’

‘Guxon’ Santiana, poston foto pa ‘FaceApp’
08/11/2026 - 16:44

Ish-banorja e “BBVK”, Santiana ka publikuar një fotografi të re në InstaStory, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant ngjyrë të bardhë, teksa pozon para pasqyrës në...

Më shumëDetails

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin
08/11/2026 - 15:43

Një moment tensioni është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Akili ka drejtuar fjalë fyese ndaj Sharrit, duke i thënë: “I paftyrë, i pa burrë”.

Më shumëDetails

Adelina ‘trazon’ rrjetin, shfaqet provokuese në imazhet e fundit

Plaçkitet banesa e Adelina Tahirit
08/11/2026 - 15:05

Adelina Tahiri është njëra nga këngëtaret me të komentuara në show bizin shqiptar. E vetëdijshme për këtë, Adelina shfaqet shumë aktive në rrjetet sociale. Se fundmi Adelina ka...

Më shumëDetails

Martohet Afrona Dika, publikon pamje nga ceremonia

Martohet Afrona Dika, publikon pamje nga ceremonia
08/11/2026 - 13:20

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar disa fotografi dhe...

Më shumëDetails

Luana lajmërohet nga palestra, vë në pah linjat e saj trupore në top formë

Luana vishet ngushtë, vë në pah asetet bombastike
08/11/2026 - 11:03

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave roze. Ajo se fundmi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë