Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës

11/06/2026 - 13:45
në ShowBiz
A A
“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati i ndezur ditët e fundit lidhur me rolin e influencuesve në Shqipëri, i nisur fillimisht nga ironia publike e kryeministrit Edi Rama, ka degraduar në ofendime të rënda personale në studiot televizive.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë moderatores Grida Duma, gazetari Bledi Mane ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të ish-banores së BBVA dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.

Gjatë diskutimit, Mane u shpreh me gjuhë denigruese: “Nga Dea Mishel doli miu në Top Channel. Erdh Dea Michel dhe doli miu… Një femër që nuk kujdesej për higjienën personale, një femër që nuk lante enët, s’mbolli një lule!”

Kjo deklaratë e tij ka sjellë ndërhyrjen e moderatores Grida Duma, e cila i ka kërkuar të ndalojë: “Stop! Tha Grida, s’ta lejoj këtë”, ndërsa gazetari u përgjigj se kjo ishte përgjegjësia e tij. Pas kësaj, Duma ka insistuar prerë: “Stop Bled, pusho se do ta heq mikrofonin dhe s’do ta vazhdosh më…”

View this post on Instagram

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)

Edhe pse në studio pati një tentativë për të ndalur gjuhën e urrejtjes, reagimi i vërtetë ka shpërthyer pas emisionit. Shkak është bërë vendimi për të publikuar në Instagram vetëm videon pikërisht nga momenti i ofendimit. Përmes një letre të hapur publike drejtuar Grida Dumës, Dea Mishel u shpreh e tronditur dhe e zhgënjyer.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në llogarinë tënde në Instagram është momenti kur une po denigrohem duke u përdorur shpifje, ashtu siç nuk do e meritonte asnjë vajzë!” – shkruan influencuesja.

Ajo shton se ndonëse Grida e cilësoi të palejueshme në studio, biseda përsëri vazhdoi, duke argumentuar se fjalët e moderatores ishin thjesht sa për të dalë e larë nga ajo situatë dhe jo për ta mbrojtur atë me vërtetësi.

Më tej në reagimin e saj, Dea Mishel hedh dyshime se ky sulm televiziv mund të jetë i qëllimshëm dhe i lidhur me dy arsye: përfshirjen e saj aktive në protestat e fundit qytetare ose hakmarrje për shkak se ajo ka refuzuar të jetë e pranishme në emision.

“Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj, ndaj po shikoj këto klipe sot. Klipe, që siç kanë komentuar dhe të tjerë, përngjajnë me gjyqet e një sistemi të kaluar,” shkruan ajo, duke theksuar se nuk mund të nxjerrin asgjë të shëmtuar prej saj përmes këtyre provokimeve të ulëta.

Në mbyllje të mesazhit të saj, Dea Mishel e konsideron këtë sulm si “koston e lirisë” së saj për të folur dhe vepruar siç dëshiron. Ajo i dërgon edhe një mesazh të fundit moderatores duke i thënë: “Më lejo të të them që mendoj se je në anën e gabuar të historisë.” Influencuesja ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij sulmi duke ftuar ndjekësit të bashkohen sërish në shesh për të vijuar kauzat e tyre qytetare.

View this post on Instagram

A post shared by Dea Mishel  (@deamichellee)

 

 

JU REKOMANDOJMË

Samedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë

Samedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë
28/07/2026 - 15:45

Filmi “Tokë e Djegur”, me skenar dhe regji të Ganimet Bytyqit (Lalushi), është një projekt kinematografik me tematikë lufte që synon të sjellë në ekran ngjarje të frymëzuara...

Më shumëDetails

Ish e dashura e Butrint Imerit provokon nga fitnesi

Ish e dashura e Butrint Imerit provokon nga fitnesi
28/07/2026 - 10:30

Ish e dashura turke e këngëtarit Butrint Imeri vazhdon të tregohet tejet aktive në rrjetet sociale. Së fundi, ajo ka hedhur në InstaStory një foto nga fitnesi. Janë...

Më shumëDetails

Rregullat e ashpra që po përjeton P.Diddy pas sherrit në burg

28/07/2026 - 09:26

Sean “Diddy” Combs po qëndron në izolim në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey, pas një përleshjeje fizike me një të burgosur tjetër. Sipas rregullave të...

Më shumëDetails

Atifete Jahjaga maniti ndjekësit me fotografitë e fundit

Atifete Jahjaga maniti ndjekësit me fotografitë e fundit
27/07/2026 - 10:46

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga një dasmë, ku është shfaqur me një paraqitje elegante. E veshur me një fustan ngjyrë smeraldi,...

Më shumëDetails

“Për bionden që më vodhi zemrën”, Mateo surprizon Brikenën me trëndafila dhe një dedikim romantik në mes të emisionit

“Për bionden që më vodhi zemrën”, Mateo surprizon Brikenën me trëndafila dhe një dedikim romantik në mes të emisionit
27/07/2026 - 10:00

Brikena Selmani përjetoi një moment të veçantë gjatë transmetimit të një emisioni, kur partneri i saj, Mateo, e surprizoi me një gjest romantik që tërhoqi vëmendjen e të...

Më shumëDetails

“Mos hajdeni te shtëpia ime”, Gjesti me kërkesë për fansat

“Mos hajdeni te shtëpia ime”, Gjesti me kërkesë për fansat
26/07/2026 - 18:34

Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij dhe e familjes....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë