Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për deputet Nezir Kraki kanë shënuar rënie në vota në Komunën e Junikut.
VV në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishte renditur si parti e parë në Junik me 40.52%, ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, ka përfunduar parti e tretë me 25.78%.
Tani atje parti e parë është AAK, pasuar nga LDK.

Përgjysmim të votave ka pasur ndërkohë kandidati për deputet, Nezir Kraki, i cili vjen nga ky qytet.
Në këtë komunë tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga vendvotimet e rregullta, ku shihet se Kraki renditet i treti me 245 vota.

Tek ky rezultat nuk përfshihen votat e diasporës.
Në zgjedhjet e kaluara ndërkohë nga rezultatet përfundimtare, Kraki kishte marrë në Junik 641 vota.

Kraki njihet për “fundin” që ua jep temave e çështjeve, sa herë që i komenton.












