Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit

12/06/2026 - 09:38
në Kryesore, Lajme
A A
Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej 27 vitesh, Bundestagu gjerman voton çdo vit për zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it nëKFOR. Të enjten, 11 qershor, e rinovoi sërish: 383 pro, 192 kundër, dy abstenim. Mandati i ri lejon dërgimin e deri në 400 ushtarë. Kostot shtesë: 35.7 milionë euro. Baza ligjore mbetet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar në 1999. KFOR është misioni më i gjatë i pandërprerë i Bundeswehr-it jashtë Gjermanisë.

CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit votuan pro. Situata është e qetë — por jo e sigurt, thanë folësit e këtyre partive, duke përmendur marrëdhëniet e panormalizuara me Serbinë, pikëpyetjen rreth angazhimit afatgjatë të SHBA-së dhe ngërçin politik të krijuar prej kohësh nga mungesa e konsensusit për postin e presidentit.

Deputeti i CDU-së Jürgen Hardt bëri thirrje: Kosova duhet të formojë qeveri dhe të zgjedhë sa më parë president — pa shumicë parlamentare, nuk mund të realizohet as afrimi me BE e as anëtarësimi në Këshill të Evropës. Për marrëdhëniet me Serbinë, Hardt tha se zgjidhja duhet të vijë “diplomatikisht, paqësisht — dhe ndoshta edhe me një marrëveshje të re.”

Socialdemokrati Macit Karaahmetoğlu nguli këmbë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, të iniciuar nga kancelari i mëparshëm Olaf Scholz. Marrëveshja pothuajse nuk po zbatohet. Sulmet paramilitare në veri nuk janë zbardhur nga drejtësia. Dhe SHBA-ja ka lënë të hapur angazhimin e saj afatgjatë. Pikërisht në këtë kontekst, tha ai, “një sinjal tërheqjeje do të ishte shenjë fatale dhe e gabuar.”

Mijatović për Serbinë: “Kapeni hajdutin!”

Boris Mijatović nga Të Gjelbrit nisi me lajmin e mirë: “Zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe pa incidente.” Por paralajmëroi menjëherë se “Qetësia në shumë raste është mashtruese.” Ai solli si shembull sulmin e Banjskës të vitit 2023 — një nga incidentet më të rënda në veri të Kosovës.

“Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik — dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, tha Mijatović.

Udhëheqësi i grupit vazhdon të jetë i lirë në Serbi. “Kapeni hajdutin!” Në fund, Mijatović bëri thirrje direkt qeverisë gjermane: “Luftoni me vendosmëri për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve.”

192 deputetë votuan kundër — por për arsye të kundërta. Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD) kërkoi mbarimin e misionit.

Dr. Alexander Wolf tha se „Kosova konsiderohet gjerësisht shtet i dështuar.”

Kryeministrin Albin Kurti e quajti “populist pan-shqiptar dhe nxitës sherri” — dhe akuzoi qeverinë gjermane se po lejon veten të shfrytëzohet prej tij.

“35 milionë eurot e parashikuara për KFOR do të kishin përdorim shumë më të mirë për qytetarët tanë këtu në Gjermani”, tha ai.

E Majta votoi gjithashtu kundër — por nga një kënd tjetër.

Deputetja Can Özdemir njohu historinë: “Popullsia shqiptare e Kosovës kishte pësuar diskriminim masiv, privim të të drejtave dhe represion.”

Por konkludoi: “Përvojat e 25 viteve të fundit tregojnë qartë se ndërhyrjet ushtarake nuk mund të krijojnë paqe të qëndrueshme.” Dhe shtoi: “Iniciativat e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe takimet ndërkufitare bëjnë më shumë për mirëkuptim sesa prania ushtarake.”/DW

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë