Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë është kryer në vitin 2024, ku në dy komuna ka dalë se nuk jeton asnjë serb. Fjala është për Drenasin dhe Shtimen.
Përkundër që nuk jeton asnjë serb në këto komuna, në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë se partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka fituar në to 20 vota, raporton Veriu.info.
Nga rezultatet preliminare të dala nga numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, Partia e Nenad Rashiqit ka fituar 15 vota në Drenas dhe 5 vota në Shtime.
Ndryshe, partitë e komuniteteve, si në këtë rast, fitojnë mandate të rezervuara për komunitetet joshumicë, por që janë të destinuara për partitë që marrin vota nga komuniteti i tyre./Veriu.info













