Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim me opozitën

12/06/2026 - 11:24
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nga ekspozita në Kuvend: Gazetarët e fotoreporterët dokumentuan ditët e marsit 1998 në Prekaz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për procesin e numërimit të votave, formimin e institucioneve të reja dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ai tha se ende po pritet përmbyllja e numërimit të votave, ndërsa vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të mund të diskutohen hapat e ardhshëm politikë.

“Njëherë jemi ende duke pritur numërimin e votave. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave do të mund të bisedojmë për hapat e ardhshëm”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit kanë dalë fitues të zgjedhjeve, duke marrë rolin kryesor në themelimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

Kurti u ndal edhe te zgjedhja e presidentit, duke theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim me opozitën, në përputhje me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Për zgjedhjen e presidentit duhet bërë bashkëpunim me opozitën, pasi kërkohet që 80 deputetë të marrin pjesë në votimin e fshehtë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë shtoi se partia e tij mbetet e gatshme për komunikim dhe bashkëpunim politik, duke kujtuar se gjatë mandatit qeverisës kishte bërë oferta për opozitën, të cilat, sipas tij, ishin refuzuar.

“Ne kemi qenë të vullnetshëm dhe të interesuar për komunikim e bashkëpunim. Kemi propozuar takime dhe bashkëqeverisje me LDK-në, por këto iniciativa janë refuzuar”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se nga ana e Vetëvendosjes ka pasur vazhdimisht iniciativa, konstruktivitet dhe angazhim, duke shprehur shpresën se edhe opozita do të tregojë të njëjtën qasje në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

“Shpresojmë që kësaj radhe do të jetë ndryshe dhe se do të shohim më shumë konstruktivitet nga opozita për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të”, përfundoi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

SPAK sekuestron mbi 128 milionë euro të lidhura me projektin në Zvërnec

SPAK sekuestron mbi 128 milionë euro të lidhura me projektin në Zvërnec
12/06/2026 - 12:52

SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet...

Më shumëDetails

Votat e diasporës: Kush po merr më shumë – ky është linku për rezultate

Votat e diasporës: Kush po merr më shumë – ky është linku për rezultate
12/06/2026 - 12:48

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht në 30 përfaqësi diplomatike, që ka filluar dje pasdite është duke vazhduar. Deri më tani, bazuar në përditësimet...

Më shumëDetails

Pas 13 vitesh zbardhet kontrata e privatizimit: KEDS-it i garantohen fitimet, shtetit të Kosovës rreziqet dhe dështimet

Pas 13 vitesh zbardhet kontrata e privatizimit: KEDS-it i garantohen fitimet, shtetit të Kosovës rreziqet dhe dështimet
12/06/2026 - 12:30

Privatizimi i Rrjetit të Shpërndarjes në vitin 2013 nga politikanët vendor ishte prezantuar si investim që do të sillte kapitalin privat në sektorin e energjisë. Parashiheshin mbi 300...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
12/06/2026 - 11:53

Policia e kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftur se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një...

Më shumëDetails

Prishtina e ‘përjetimeve’ të Ramës – Shpërthejnë ujërat e zeza pranë tunelit te stacioni i autobusëve (Video)

Prishtina e ‘përjetimeve’ të Ramës – Shpërthejnë ujërat e zeza pranë tunelit te stacioni i autobusëve (Video)
12/06/2026 - 11:47

Afër stacionit të autobusëve në Prishtinë kanë shpërthyer ujërat e zeza. Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihet rruga e mbushur, gjë që ka vështirësuar kalimin e automjeteve...

Më shumëDetails

KFOR’i për shpërthimet në Bondsteel: Ishin aktivitete rutinë

KFOR’i për shpërthimet në Bondsteel: Ishin aktivitete rutinë
12/06/2026 - 10:21

Banorë të Ferizajt raportuan se gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes kanë dëgjuar disa detonime që dyshohej se vinin nga zona përreth kampit ushtarak Bondsteel Lidhur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    526 Shpërndaje
    Shpërndaje 210 Tweet 132
  • Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë