Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj shpërthen ndaj Kurtit: Tregun e mallrave ia dha Serbisë, energjinë po ia garanton!

14/06/2026 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me politikat tregtare dhe energjetike të qeverisë së tij, duke e akuzuar për vendime që, sipas tij, kanë favorizuar interesat e Serbisë.

Haradinaj rikujtoi se më 21 nëntor 2018, gjatë mandatit të tij si kryeministër, Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Sipas tij, vendimi i qeverisë Kurti për heqjen e kësaj mase më 1 prill 2020 i hapi rrugë rikthimit të mallrave serbe në tregun e Kosovës.

Në fushën e energjisë, Haradinaj tha se më 20 dhjetor 2017 kishte nënshkruar projektin me kompaninë ContourGlobal, të cilin e konsideroi si një hap drejt pavarësisë energjetike të Kosovës. Ai pretendon se anulimi i këtij projekti nga qeveria Kurti në vitin 2020 ka rritur varësinë e vendit nga importi i energjisë elektrike.

Ish-kryetari i Aleancës po ashtu përmendi refuzimin e projektit amerikan të gazit gjatë viteve 2021-2022, duke argumentuar se Kosova humbi një mundësi strategjike për diversifikimin e burimeve energjetike.

Duke iu referuar raportimeve mediatike për hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë, si dhe shpenzimeve për importin e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar, Haradinaj ngriti pyetje mbi drejtimin e politikave ekonomike dhe energjetike të vendit.

“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, deklaroi Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

“Gërxhuli plak”- Pasi ofendoi rëndë Rifat Jasharin, nëna e asamblistes së VV’së e mbyll Facebook-un

“Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin
14/06/2026 - 12:29

Xhevrie Ademi, nëna e asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë, Majlinda Ajvazi, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook pas reagimeve të shumta që pasuan komentet e...

Më shumëDetails

Votat me postë, top 10-shja e LVV-së që po merr më së shumti vota

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re
14/06/2026 - 12:22

Derisa po vazhdon numërimi në KQZ, deri më tani janë procesuar 39 nga 156 vendvotime (25,00%) nga votat me postë në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Lëvizja Vetëvendosje...

Më shumëDetails

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”
14/06/2026 - 11:56

Një nga drejtuesit e degës së PDK-së në Austri, Hamdi Krasniqi ka komentuar rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai ka thënë se u...

Më shumëDetails

Detaje për marrëveshjen e shumëpritur që pritet të nënshkruhet sot

Detaje për marrëveshjen e shumëpritur që pritet të nënshkruhet sot
14/06/2026 - 11:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet sot, duke sinjalizuar një zhvillim...

Më shumëDetails

Arifi: A thua sa vota do të kishte PDK, LDK apo AAK sikur liderët e saj të silleshin si babadimër të parave publike

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
14/06/2026 - 11:30

Kandidati i AAK-së për deputet, Avni Arifi, ka kritikuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se zgjedhjet nuk i afrohen standardeve minimale evropiane të demokracisëm. Sipas tij, qindra...

Më shumëDetails

Tragjedi në Ulqin – humb jetën 17-vjeçari nga Kosova

Tragjedi në Ulqin – humb jetën 17-vjeçari nga Kosova
14/06/2026 - 11:08

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke punuar. Sipas raportimeve, i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    590 Shpërndaje
    Shpërndaje 236 Tweet 148
  • Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4