Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

14/06/2026 - 13:13
në Kryesore, Lajme
A A
Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Byroja Kombëtare e Hetimit në Shqipëri ka ushtruar kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, si dhe në ambientet e zyrës së tij, me vendim të GJKKO-së. Burime të besuara bëjnë me dije se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit.

Kontrollet vijnë në vijim të megaoperacionit të SPAK, i cili goditi tre grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Në qendër të hetimeve janë grupet e drejtuara nga Artur Shehu, Artur alias Luciano Koceku dhe Alfredo Hamzai.

Sipas dosjes hetimore, paratë e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin në sektorin e ndërtimit përmes biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Orest Sota. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu investime të dyshuara në projektin Green Coast në Palasë, në pronësi të Samir Manes.

Emri i Manes përmendet në materialet hetimore të SPAK. Burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje dhe materiale që mund t’i shërbejnë hetimit, ndërsa telefoni celular i biznesmenit është marrë për verifikime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Samir Manes shfaqet në dosje të rëndësishme hetimore të SPAK-ut. Më herët, ai është përmendur edhe në hetimet ndaj grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku, të cilët prokuroria i konsideron figura kyçe në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Cilat janë bizneset e Samir Mane në Kosovë?

Samir Mane është pronar i kompanisë Balkan Finance Investment Group që në publik njihet si Balfin Group. Në kuadër të kësaj korporate përfshihen shumë biznese.

Në Kosovë Samir Mane është pronar/aksionar i dy bizneseve shumë të njohura. Fjala është për kompaninë Jumbo dhe Neptun Kosova.

Pronësia e JUMBO (Kosovë) sqarohet në ueb-faqen e kompanisë, ku thuhet se është pjesë e grupit BALFIN, grup i regjistruar në Shqipëri dhe në të cilin Samir Mane ka 100% të aksioneve, raporton Veriu.info.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Neptun Kosova figuron si kompani e themeluar në 2007, ku Grupi BALFIN i Samir Mane zotëron 60% të aksioneve.

Se a do të kemi hetim të autoriteteve kosovare në lidhje me veprimtarinë biznesore të Samir Manes pas zhvillimeve në Shqipëri, ende nuk dihet!/Veriu.info

Tags: Samir Mane

JU REKOMANDOJMË

”Ka qenë ilaç për ne”, Fatmir Limaj shihet tejet i emocionuar gjatë ngushëllimeve për komandantin Sahit Jashari

”Ka qenë ilaç për ne”, Fatmir Limaj shihet tejet i emocionuar gjatë ngushëllimeve për komandantin Sahit Jashari
14/06/2026 - 15:54

Fatmir Limaj ka shkuar në vizitë për ngushëllime te familja Jashari, pas vdekjes së komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari. Ai është parë tejet i emocionuar gjatë përshendetjes me...

Më shumëDetails

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
14/06/2026 - 15:51

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen Jashari në Skenderaj, për t’i shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit...

Më shumëDetails

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së
14/06/2026 - 15:38

Autostrada nga Fushë Kosova që shkon në drejtim të Pejës dhe Prizrenit, është një nga akset rrugore më të frekuentuara në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar...

Më shumëDetails

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për kri’me lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për kri’me lufte
14/06/2026 - 15:30

Operacioni policor, në kuadër të hetimeve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar...

Më shumëDetails

Nezir Kraki distancohet nga GUXO: Jam deputet i Vetëvendosjes, jo i kësaj partie

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
14/06/2026 - 15:24

Deputeti Nezir Kraki ka sqaruar se nuk është deputet i partisë GUXO, por i Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se në zgjedhjet e fundit ka garuar si kandidat i...

Më shumëDetails

Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit
14/06/2026 - 15:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e numëruar deri më tani të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon edhe numërimi i votave të diasporës, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    596 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë