Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshohet se morën ryshfet, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prizren

16/06/2026 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Alfa në Prizren.

Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.

Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të të Stacionit Policor Alfa në Prizren.

“Zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, dyshohet se zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në përputhje me obligimet e tyre ligjore dhe zyrtare, duke mos vazhduar me procedurat e parapara dhe duke lejuar personat/kundërvajtësit të largohen pa i ndërmarrë masat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ky rekomandim për suspendim është bërë me dyshimin se të njëjtit më 11.06.2026 në Prizren me dyshimin se veprimet e tyre përbëjnë elemente të veprës penale “marrje e ryshfetit”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë. Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, bëhet e ditur më tej.

JU REKOMANDOJMË

Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij
16/06/2026 - 16:35

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të fundit me figura të Lëvizjes Vetëvendosje pas aksidentit të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”...

Më shumëDetails

Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës
16/06/2026 - 16:30

Finlanda në muajin maj ka kthyer dy ngarkesa të kompanisë kosovare Ananas Imex, për shkak të rrezikut të produkteve me pesticide dhe mykotoksinë në nivele të larta. Njërën...

Më shumëDetails

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
16/06/2026 - 16:29

Pas Dhomës së Përfaqësuesve, edhe senati zviceran i ka dhënë dritën e gjelbër rritjes së numrit të ushtarëve zviceranë që shërbejnë në kontingjentin Swisscoy në Kosovë. Kjo do...

Më shumëDetails

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
16/06/2026 - 16:24

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë është i padrejtë. Këto komente, Bajrami i bëri në konferencën shkencore,...

Më shumëDetails

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
16/06/2026 - 16:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për...

Më shumëDetails

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave
16/06/2026 - 16:18

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do ta publikojë tekstin e marrëveshjes me Iranin “brenda disa ditësh” dhe madje hodhi idenë që ta lexojë të gjithë dokumentin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    656 Shpërndaje
    Shpërndaje 262 Tweet 164
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    321 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • “Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin, Përparim Ramën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë