Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama sërish “kapet” me VV-në: A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?

17/06/2026 - 21:32
në Kryesore, Lajme
A A
Rama sërish “kapet” me VV-në: A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një postim të gjatë në Facebook, lidhur me Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, me të cilën ka nisur një përplasje tash e dy ditë.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Mihalit, teksa ka thënë se tani do të përballet me Prokurorinë, që thotë se është institucioni që ende nuk është kapur nga pushteti.

“A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit? A ka fatkeqësi më të madhe sesa partnerit tonë më të madh strategjik, SHBA-së, t’i përgjigjet në emër të popullit të Kosovës, çifti i Dejona Mihajlit? A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, Vetëvendosje, prej vitesh dhe në mënyrë të orkestruar, “ka punuar për ta zhvlerësuar çdo vlerë të luftës çlirimtare, çdo hero dhe çdo familje dëshmori”.

Ai ka përfshirë edhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Çdo njeri që ka dhënë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës është sulmuar në mënyrën më të ulët. Janë fyer nënat e dëshmorëve, janë fyer heronjtë dhe qytetarët. Sepse për ta ky popull duhet të zhvishet nga çdo vlerë, që në fund në skenë të mbetet vetëm një emër, Albin Kurti”.

“Dhe pasi ta kapin gjyqësorin dhe mediat, Albin Kurti ka me dalë me na kallxu edhe çka me bo në shtëpitë tona. Kur u kritikua për rritjen e çmimit të rrymës, na tha: “Mos u nxeni shumë, mlohnu me qebe”. Nesër ka me na kallxu edhe nxemjen a me lshu në 1-sh, 2-sh apo 3-sh!! Në cilin sistem ndodh kjo? Është koha e fundit që secili ta kuptojë se po ecim drejt AUTOKRACISË. Dhe kjo nuk duhet ti ndodh këtij shteti!”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit? A ka fatkeqësi më të madhe sesa partnerit tonë më të madh strategjik, SHBA-së, t’i përgjigjet në emër të popullit të Kosovës, çifti i Dejona Mihajlit? A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?

Per gjuhën e saj që e shpërfaq nivelin e saj jam duke përgatitur padi. Padi për shpifje. Është mësu ajo me u fsheh pas brigadave të Facebook-ut dhe mijëra profileve false, duke përçarë shqiptarët, duke i ofendu nënat tona, gratë, fëmijët, luftën, kontributin, atdheun dhe gjithçka që është e shenjtë.

Tash ka me u përballë me Prokurorinë, atë institucion që ende nuk keni arritë me e kapë!

Ju rikujtoj se nëse mendoni se me kërcënime e shantazhe keni me m’ndalë, harrojeni!

Unë jam këtu dhe çdo ditë kam me tregu pse ju jeni e keqja ma e madhe qe i ka ndodh këtij vendi. Unë jam këtu, ku i kam varret e të parëve të mi dhe ku rriten fëmijët e mi.

Kush jeni ju, kujt i shërbeni dhe pse jeni këtu, këtë ka me e kuptu shumë shpejt populli i Kosovës!

Të dashur qytetarë,

Po hyjmë në fazën më të rrezikshme si shoqëri: normalizimin e një mentaliteti totalitar, ku çdo zë kritik duhet të heshtet, të diskreditohet dhe, në fund, të burgoset.

Vetëvendosje, prej vitesh dhe në mënyrë të orkestruar, ka punuar për ta zhvlerësuar çdo vlerë të luftës çlirimtare, çdo hero dhe çdo familje dëshmori. Çdo njeri që ka dhënë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës është sulmuar në mënyrën më të ulët. Janë fyer nënat e dëshmorëve, janë fyer heronjtë dhe qytetarët. Sepse për ta ky popull duhet të zhvishet nga çdo vlerë, që në fund në skenë të mbetet vetëm një emër, Albin Kurti.

Historia e njerëzimit na mëson se autokratët fillimisht i zhvlerësojnë kundërshtarët, pastaj i përndjekin dhe në fund i burgosin. Gjyqësori i lirë është pengesa e fundit mes qytetarit dhe pushtetit absolut, prandaj është institucioni që me ngulm po tentojnë ta nënshtrojnë.

Me një strategji të orkestruar mirë, i janë vërsulur edhe medieve. Skandali në Komisionin e Pavarur të Medieve, nuk është rastësi, por pasqyrë e mendësisë dhe e nivelit të njerëzve që VV delegon në institucione. Synimi është i qartë. Të heshtet çdo zë kritik, derisa në fund të mbetet vetëm një e “vërtetë”, ajo që e thotë Albin Kurti.

Prandaj, ka nisur linçimi i gazetarëve. Prandaj tentohet diskreditimi i tyre, që të mos u besojnë kur raportojnë skandalet e qeverisë dhe të partisë!

Me të njëjtën metodë sulmohen edhe analistët, shumë prej tyre dikur miq e bashkëpunëtorë të tij, të cilët besuan se bashkimin kombëtar me Shqipnin e ka pas pernime! Ata e dinë më së miri kush është Albin Kurti dhe në fatkeqësinë e kujt ka kalkuluar ai?!

Dhe pasi ta kapin gjyqësorin dhe mediat, Albin Kurti ka me dalë me na kallxu edhe çka me bo në shtëpitë tona. Kur u kritikua për rritjen e çmimit të rrymës, na tha: “Mos u nxeni shumë, mlohnu me qebe”. Nesër ka me na kallxu edhe nxemjen a me lshu në 1-sh, 2-sh apo 3-sh!!

Në cilin sistem ndodh kjo? Është koha e fundit që secili ta kuptojë se po ecim drejt AUTOKRACISË. Dhe kjo nuk duhet ti ndodh këtij shteti!

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë