Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përmbyllja e numërimit, Kurti uron partitë për rezultatet: Tani është jetike të kemi kuvend, qeveri e president të zgjedhur

18/06/2026 - 14:05
në Kryesore, Lajme
A A
Përmbyllja e numërimit, Kurti uron partitë për rezultatet: Tani është jetike të kemi kuvend, qeveri e president të zgjedhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-adresimi ka reaguar lidhur me përmbylljen e numërimi të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti, në adresimin e tij, ka uruar të gjithë kandidatët që kanë marrë votat për të bërë deputetë, si dhe, partitë e tjera për rezultatet e arritura, përcjell Gazeta Express.

Kurti, ka thënë edhe se, me rezultatin e këtyre zgjedhjeve është ‘’dëshmuar’’ se zgjedhjet kanë qenë të panevojshme  dhe se prej tyre ‘’nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe’’.

‘’LVV doli subjekti i parë politikë me rezultat të qartë prej 47.13% me gjithsej 53 ulëse në Kuvend. Vazhdojmë të jemi subjekti më i madh në vend e Kuvend. Dhe edhe njëherë përfaqësojmë shumicën shqiptare në parlament. Kjo fitore e fuqishme që vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare, do të ishte e pamundur dhe e paimagjinueshme pa angazhimin e mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtareve, aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën së angazhuari e takuari me qytetarë. I uroj të gjithë kandidatë që morën besimin qytetar për të qenë përfaqësues politik si deputetë të Kuvendit, sikurse uroj edhe subjektet opozitare për rezultatet e korrura. Ky rezultat zgjedhor, dëshmon atë që e thamë para se të hynim në këtë proces, se zgjedhjet ishin të panevojshme dhe prej tyre nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe nga zgjedhjet paraprake.  Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhje dhe rezultatin që ky proces ka prodhuar. Është jetike që sa më parë të kemi kuvend të konstituar, qeveri të re me mandat të plotë, dhe president apo presidente të zgjedhur. Presim certifikimin e zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja.’’, ka deklaruar Kurti ndër tjerash.

Postimi i tij:

Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Këta janë deputetët që sigurojnë për herë të parë ulëse në parlament

Këta janë deputetët që sigurojnë për herë të parë ulëse në parlament
18/06/2026 - 15:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në bazë të këtyre rezultateve disa nga kandidatët për...

Më shumëDetails

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?
18/06/2026 - 15:50

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit krahasohet pashmangshëm me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 (JCPOA), e arritur...

Më shumëDetails

Nënkoloneli i FSK-së fillon detyrën në Londër

Nënkoloneli i FSK-së fillon detyrën në Londër
18/06/2026 - 15:40

Nënkoloneli i FSK-së, Ilir Beqiri, ka filluar detyrën e tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku do të kontribuojë për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës...

Më shumëDetails

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
18/06/2026 - 15:35

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm, duke i dhënë theks të veçantë përmirësimit të situatës së sigurisë. I...

Më shumëDetails

269 vota shkuan për kandidatin e vetëm të pavarur në garën e 7 qershorit

269 vota shkuan për kandidatin e vetëm të pavarur në garën e 7 qershorit
18/06/2026 - 15:29

Kandidati i vetëm i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit ishte Esmir Kasi. Kasi arriti të grumbullojë 0.03% të votave, apo 269 vota në total. Kandidati nga Prizreni...

Më shumëDetails

Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA

Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
18/06/2026 - 15:07

Anija tanker Mraikh, e cila transporton gaz natyror të lëngshëm (LNG), me flamur francez, e marrë me qira nga QatarEnergy, është bërë transportuesi i parë francez i LNG-së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë