Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

18/06/2026 - 16:53
në Kryesore, Lajme
A A
Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan (video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një operacion disa mujor i zhvilluar nga institucionet e sigurisë ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike në Kosovë. Katër persona, përfshirë shtetas të Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për trafikim të narkotikëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, është zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajit, ku si rezultat janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas autoriteteve, gjatë operacionit janë arrestuar katër persona të dyshuar. Njëri prej tyre është shtetas i Republikës së Kosovës, dy janë shtetas të Republikës së Serbisë, ndërsa njëri shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatë.

Përveç sasisë së narkotikëve, gjatë aksionit janë sekuestruar edhe dy automjete dhe një kamion, të cilat dyshohet se janë përdorur në aktivitetet e kundërligjshme.

“Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy vetura dhe një kamion”, njofton Prokuroria.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me qëllim sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurën penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës do të vazhdojë angazhimin për luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: VV dhe PDK do të mund të formonin koalicionin më funksional, por vendi rrezikon të shkon përsëri në zgjedhje

Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
18/06/2026 - 18:50

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe zgjedhje...

Më shumëDetails

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi
18/06/2026 - 18:45

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit energjetik si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ekonomike të Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë, përfshirë edhe...

Më shumëDetails

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura
18/06/2026 - 18:27

Aksioni ku u sekuestruan 60 kg drogë – Policia ndan foto të substancës: U sekuestrua edhe një kamion e dy vetura. Sot u njoftua që, Prokuroria Themelore në...

Më shumëDetails

Daka: Partitë duhet të arrijnë marrëveshje, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje çdo gjashtë muaj

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së
18/06/2026 - 18:14

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë thirrje për dialog dhe kompromis ndërmjet partive politike, duke vlerësuar se vendi nuk mund të vazhdojë të mbetet...

Më shumëDetails

Lidhjet me Rusinë: Prokuroria e Shqipërisë kërkon ndihmën e Kosovës për kredinë e dyshimtë të Pacollit

Lidhjet me Rusinë: Prokuroria e Shqipërisë kërkon ndihmën e Kosovës për kredinë e dyshimtë të Pacollit
18/06/2026 - 17:50

Qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së Infrastrukturës dyshon se biznesmeni Behgjet Pacolli i ka ngarkuar detyrime të pakthyeshme Aeroportit të Vlorës nga marrëveshja e kredisë prej 100 milionë eurove...

Më shumëDetails

“Vjosa Osmani fajtore për rezultatin e LDK’së, është dashur t’i kërkojë falje elektoratit kur u kthye”

Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”
18/06/2026 - 17:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Ukaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për rezultatin e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë