Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Produktet e Apple mund të kushtojnë më shtrenjtë?/ Rritja e çmimit të çipave prek edhe gjigantin teknologjik

19/06/2026 - 00:38
në Tech
A A
Produktet e Apple mund të kushtojnë më shtrenjtë?/ Rritja e çmimit të çipave prek edhe gjigantin teknologjik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Apple planifikon të rrisë çmimet e produkteve të saj, pasi kostoja e çipave të memories që përdor është rritur ndjeshëm, ka deklaruar drejtuesi i gjigantit teknologjik.

Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, i tha Wall Street Journal (WSJ) se rritjet e çmimeve janë “të pashmangshme”, pasi situata rreth çipave të memories është bërë “e paqëndrueshme”.

Ai nuk tha se kur do të rriteshin çmimet ose cilat produkte do të preken. Gjithashtu mbetet e paqartë nëse rritjet e çmimeve do të ndikojnë te iPhone 18, i cili pritet të dalë në treg në shtator.

Çipat e memories janë komponentë thelbësorë në pajisjet inteligjente si telefonat celularë, por bumi i inteligjencës artificiale (AI) ka rritur çmimet e tyre gjatë muajve të fundit.

“Po bëjmë çmos për të zbutur rritjet e mëdha të kostove që po na transferohen neve dhe kemi tentuar t’i mbrojmë klientët tanë nga këto rritje, por situata është bërë e paqëndrueshme. Ka më pak furnizim në një kohë kur konsumatorët kërkojnë pajisje, ndërsa prodhuesit e memories po aplikojnë rritje të mëdha çmimesh”, tha Cook, i cili do të zëvendësohet nga John Ternus si CEO i Apple në shtator, pas 15 vitesh në këtë detyrë.

“Ne kemi patjetër nevojë që çmimet dhe furnizimi i memories të rikthehen në nivele të arsyeshme për produktet e konsumatorit. Ky është thelbi i çështjes”, u shpreh ai.

Çmimi i RAM-it, zakonisht një nga komponentët më të lirë të kompjuterit, pasqyron rritje mbi dyfishin e çmimit.

Përveç rritjes së kërkesës për AI, lufta në Iran ka ndërprerë gjithashtu furnizimin global me helium, një gaz kyç në prodhimin e gjysmëpërçuesve, duke shtuar koston e çipave kompjuterikë.

Sipas kompanisë kërkimore Omdia, çmimi mesatar i shitjes së telefonave inteligjentë në nivel global pritet të rritet me rreth 20% në vitin 2026, duke arritur nivelin më të lartë historik.

Telefonat e rinj të Apple ka të ngjarë të kushtojnë deri në 150 dollarë më shumë se iPhone 17, pasi kompania pritet të përmirësojë cilësitë e tyre për funksionet e reja të inteligjencës artificiale.

Apple hoqi opsionin bazë të kompjuterëve të saj Mac Mini, duke rritur çmimin fillestar me rreth 200 dollarë më herët gjatë këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Facebook bie nga sistemi, i paqasshëm edhe në Kosovë

Facebook bie nga sistemi, i paqasshëm edhe në Kosovë
12/06/2026 - 16:24

Platforma Facebook ka rënë nga sistemi në një pjesë të madhe të Evropës dhe ka qenë i paqasshëm edhe në Kosovë. Facebook është jashtë funksionit në aplikacion dhe...

Më shumëDetails

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale
11/06/2026 - 14:10

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për inteligjencën artificiale, duke vendosur për herë të parë një kuadër të qartë rregullator për përdorimin e saj në fusha...

Më shumëDetails

Suedia u bën thirrje prindërve të kufizojnë përdorimin e telefonit pranë fëmijëve

Suedia u bën thirrje prindërve të kufizojnë përdorimin e telefonit pranë fëmijëve
02/06/2026 - 18:06

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi ka publikuar udhëzime të reja për prindërit dhe kujdestarët, duke u kërkuar atyre të shmangin përdorimin e telefonave celularë kur kalojnë kohë...

Më shumëDetails

Nis projekti i NASA-s për ndërtimin e bazës në Hënë, synohet rikthimi i astronautëve amerikanë përpara përfundimit të mandatit të Trumpit

Nis projekti i NASA-s për ndërtimin e bazës në Hënë, synohet rikthimi i astronautëve amerikanë përpara përfundimit të mandatit të Trumpit
27/05/2026 - 15:49

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zbuluar detaje të reja mbi misionet e saj të ardhshme në Hënë, përfshirë landerë robotikë, dronë që “kërcejnë” mbi sipërfaqe dhe mjete...

Më shumëDetails

Kina dërgon “embrione artificiale njerëzore” në hapësirë për të testuar riprodhimin në gravitet zero

Kina dërgon “embrione artificiale njerëzore” në hapësirë për të testuar riprodhimin në gravitet zero
27/05/2026 - 11:47

A mund të lindin ndonjëherë njerëzit në hapësirë? Kjo pyetje, e paqartë për shkencën prej dekadash, po afrohet më shumë drejt një përgjigjeje konkrete falë një eksperimenti të...

Më shumëDetails

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse
26/05/2026 - 17:26

Të dhënat tregojnë se aktiviteti i internetit në Iran është rikthyer pjesërisht, tha pak më parë grupi për monitorimin e internetit NetBlocks, pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian urdhëroi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Gmica Travel” vazhdon t’i mashtrojë qytetarët me oferta turistike, gjobitet pesë herë me mijëra euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • GUXO-ja përgjysmohet me prezencë në Kuvend pas zgjedhjeve të 7 qershorit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë