Fatmir Sheholli do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh.
Në provat materiale që e inkriminojnë Shehollin në veprën penale të spiunazhit, është zbuluar se i njëjti ka mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe të koordinuara me Bojan Dimiç, zyrtar i lartë i BIA-së.
Ai akuzohet se ka zbatuar planin e Dimiç, me të cilin është planifikuar pranimi, transportimi dhe publikimi i materialeve të siguruara nga BIA, me qëllim të ndikimit në opinionin publik dhe jetën politike në Republikën e Kosovës, siç edhe janë përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze.
Veriu.info ka siguruar aktakuzën e plotë, ku në mesin e dëshmive për akuzat e ngritura është edhe një bisedë/audio-incizim nga zbatimi i masave të veçanta hetimore.
Më poshtë pjesë nga aktakuza:
