Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

21/06/2026 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit të nxitur nga pjesëmarrja e disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat kundër qeverisë së tij në Tiranë, duke theksuar se nuk e konsideron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përgjegjës për veprimet e tyre.

Rama publikoi në Facebook postimin e një gruaje nga Tetova, e cila kritikonte bashkëkombësit e saj që po marrin pjesë në protestat antiqeveritare në Shqipëri. Duke komentuar mbi këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë, por popull shtetformues në shtetin e tyre.

Ai kritikoi ashpër atë që e quajti paraqitje të shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si “diasporë” në aktivitete politike në Tiranë, duke pretenduar se organizime të tilla dëmtojnë imazhin e shqiptarëve dhe të Kosovës.

Në reagimin e tij, Rama u ndal veçanërisht te përdorimi i flamurit të UÇK-së në protesta kundër qeverisë shqiptare, duke e cilësuar këtë si një përdhosje të simbolit të luftës çlirimtare.

Megjithatë, në pjesën përmbyllëse të shkrimit, të titulluar “Post Scriptum”, ai kërkoi që qëndrimi i disa protestuesve të mos lidhet me emrin e kryeministrit të Kosovës.

“Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata”, shkroi Rama.

Ai tha se çdo forcë e madhe politike ka individë që nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e lidershipit, ndërsa shtoi se do të fyente inteligjencën e Kurtit nëse do të mendonte se ai gjykon njësoj si personat që ai kritikoi.

“Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, shkroi Rama.

Postimi i plotë:

Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!

Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?

Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:

“Ju rrugaça e sallahana,
vagabonda shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.

JU REKOMANDOJMË

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?
21/06/2026 - 22:19

Temperaturat e larta po kthehen, e bashkë me to edhe edhe rreziku për ata që janë më të ekspozuar në rrezet e diellit: punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë....

Më shumëDetails

Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së

Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së
21/06/2026 - 21:58

Analisti e gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar akuzat e Dejona Mihalit në drejtim të Përparim Ramës, duke potencuar edhe njëherë lidhjet e Lëvizjes Vetëvendosjes me anëtarë të botës...

Më shumëDetails

Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka
21/06/2026 - 21:51

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e...

Më shumëDetails

Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë
21/06/2026 - 21:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, të cilat gjatë ditëve...

Më shumëDetails

Ferit Idrizi ngushëllon familjen Meniqi për vdekjen e të riut Drilon Meniqi

Ferit Idrizi ngushëllon familjen Meniqi për vdekjen e të riut Drilon Meniqi
21/06/2026 - 20:40

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të të riut vushtrrias, Drilon Meniqi. Përmes një telegrami ngushllimi, Idrizi...

Më shumëDetails

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes
21/06/2026 - 20:28

Ish-anëtari i mafias Gambino, John Alite, i cili ka pranuar se ka kryer gjashtë vrasje para se të zgjidhej anëtar i këshillit bashkiak në Englishtown të New Jersey-t,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndryshon pak/ Ky është çmimi i naftës për sot e nesër

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë