Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

21/06/2026 - 21:51
në Kryesore, Lajme
A A
Publikohen fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në vendin tonë.

Autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Sipas dokumenteve të përfshira në një letërporosi ndërkombëtare, disa persona janë identifikuar si pjesëmarrës në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat sipas hetuesve lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës.

Përmenden emrat e Artur Shehut, Adrian Ramës, Elton Memetit dhe Erjon Ramës, të cilët sipas autoriteteve spanjolle kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Spanjë, Monako, Gjermani, Belgjikë, Aruba dhe vende të tjera. Hetuesit pretendojnë se në këto takime janë diskutuar dhe planifikuar operacione që lidhen me blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun evropian.

Sipas materialit hetimor, në takime të ndryshme janë përfshirë edhe persona të tjerë. Dokumentet përmbajnë gjithashtu fotografi dhe referenca për takime të zhvilluara në Monako, Antwerp të Belgjikës dhe në Majorka të Spanjës.

Në dokument përmendet gjithashtu komunikimi ndërmjet personave nën hetim dhe organizimi i takimeve në vende të ndryshme, të cilat sipas hetuesve kanë pasur rol në koordinimin e aktivitetit kriminal të dyshuar.

PJESË NGA HETIMI – “Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit, me theks të veçantë te takimet e zhvilluara në lidhje me trafikim të kokainës nga Surinami në Evropë. Ai merr pjesë në disa takime në Belgjikë me shtetasin Alfredo Hamzai dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Edhe në këto takime është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti.

Personi nën hetim Artur Shehu, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ashtu si Adrian Rama, Artur Shehu merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, marrin pjesë shtetasi Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pullumb Petriti.

Elton Memeti, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Personi i lidhur direkt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën, të cilët realizojnë të shoqëruar në takimet e tyre. Ashtu si Adrian Rama, Elton Memeti merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë…

Sipas të dhënave të letërporosisë së autoriteteve të drejtësisë spanjolle përfitohen këto të dhëna për secilin prej personave nën hetim: Personi nën hetim Adrian Rama është hetuar në kuadër të procedimit penal me nr. 1069/2018 si person që nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzain alias Genc Bedini alias Genci Tanasi, me qëllim saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikimit të narkotikëve. Ai ka marrë pjesë në takime në Majorka me shtetasin Bashkim Osmani (shtetas i Kosovës), Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj e të tjerë. Personi nën hetim Adrian Rama është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti, ai ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain”./ TopChannel

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë