Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Auditori zbulon shkelje të rënda në tenderin për ndërtimin e urave në Mitrovicë

22/06/2026 - 11:50
në Kryesore, Lajme
A A
Auditori zbulon shkelje të rënda në tenderin për ndërtimin e urave në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur parregullsi e shkelje edhe në projektin e ndërtimit të urave të reja në Mitrovicë, të cilat buxhetit të Kosovës ia harxhuan mbi 3 milionë euro. ZKA ka gjetur se menaxheri i projektit i angazhuar në terren, s’ishte i njëjtë me menaxherin e deklaruar në ofertën e operatorit ekonomik fitues, duke devijuar nga kapacitetet profesionale të vlerësuara gjatë tenderimit.

Gjithashtu, ZKA ka gjetur se “nga rishikimi i dokumentacionit, është vërejtur se punimet lidhur me armaturën dhe betonin janë realizuar nga një palë e tretë (nënkontraktues). Megjithatë, për këtë angazhim nuk është ndjekur procedura e përcaktuar në kontratë, pasi nuk ka pasur njoftim zyrtar me shkrim dhe as miratim paraprak nga Autoriteti Kontraktues”.

Gjatë verifikimit po ashtu në terren është vërejtur se në dy pozicione të kontratës është vendosur mbishkrimi i kompanisë që ka kryer punimet (nënkontraktuesit).

“Ky element nuk ka qenë i paraparë në projektin dhe specifikimet teknike, prandaj paraqet devijim nga projekti i miratuar”, thotë Audoitori.

Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se Ministria e Infrastrukturës kishte lidhur aneks-kontratë me kompaninë, për punë që kjo e fundit tashmë veç i kishte kryer.

Sipas shpjegimit të dhënë nga palët, këto punë të kryera nga kompania nuk kishin qenë pjesë e kontratës bazë.

“Për këtë projekt është nënshkruar aneks-kontratë më 29.12.2025. Sipas kushteve të kontratës, punimet duhet të fillonin me datën e nënshkrimit, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme ishte paraparë që fillimi i punimeve të bëhej pas lëshimit të letrës për fillimin e punimeve nga menaxheri i projektit, e cila është lëshuar më 13.03.2026. Megjithatë, gjatë vizitës në terren është konstatuar se punët e dheut (Pozicioni 2), punët për largimin e ujërave atmosferik (pozicioni 6) dhe punët e asfaltit (pozicioni 7) përfshira në aneks-kontratë kishin përfunduar. Nga sqarimet dhe dëshmitë e siguruara rezulton se këto punë ishin realizuar së bashku me punët e kontratës bazë, përkatësisht para nënshkrimit të aneks-kontratës. Kjo ka ndodhur pasi që këto punime nuk kanë qenë të përfshira në projektin bazë, dhe mungesa e tyre do të rezultonte që ura të mbetej e pashfrytëzueshme”, thotë Auditori.

Më 1 korrik 2025, Ministria e Infrastrukturës shpërbleu me kontratë kompaninë “Eurokos Holding”, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Gjithësej ishin pranuar pesë aplikime, por vetëm ai nga “Eurokos Holding SH.P.K”, u konsiderua i përgjegjshëm duke u shpallur kështu fitues.

VOX Kosova, kishte publikuar një fotografi të pronarit të kësaj kompanie, Ylber Shamolli, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeko.

Megjithatë, Shamolli kishte mohuar lidhjet me pushtetin.

“Unë jam kanë ma shumë se 10 vjet nënkryetar dhe anëtar i bordit të Federatës së Tenisit. U kanë inaugurimi i fushave të tenisit në Taukbahçe që i ka financu ministria edhe Komuna e Prishtinës. Qata është edhe nënkryetari i komunës e kryetari i Federatës. Janë krejt edhe unë si nënkryetar kam marrë pjesë në inaugurim të fushave. Ajo ka qenë fotografi e rastësishme bile më kanë thirrë ti po e sheh qysh kam dalë unë veç krytë aty se më kanë thirrë hajde, hajde, hajde”,  thoshte Shamolli, VOX Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë