Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

22/06/2026 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, duke ftuar fermerët dhe subjektet e interesuara të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Në njoftim theksohet se: “Hapet Thirrja për aplikim për Programin e Pagesave Direkte 2026”, ndërsa qëllimi i skemës, sipas Ministrisë, është “mbështetja e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës”.

Ministria njoftoi se aplikimi për këtë program fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00, ndërsa dokumentacioni dorëzohet në drejtoritë komunale për bujqësi.

MBPZR thotë se programi i Pagesave Direkte 2026 është ridizajnuar në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër komponentë kryesorë:

  • Pagesa bazë për sipërfaqe të tokës bujqësore
  • Pagesa rishpërndarëse për fermerët e vegjël dhe të rinj
  • Pagesa të lidhura me prodhimin në sektorë prioritarë të blegtorisë dhe kulturave bujqësore
  • Eko-skemat për bujqësi organike dhe praktika të qëndrueshme

“Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së. Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026”, thuhet në njoftim.

Në dokument gjithashtu theksohet se: “Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim”.

Kriteret për personat juridikë

Për bizneset dhe subjektet juridike kërkohet dorëzimi i dokumenteve bazë si certifikata e regjistrimit të biznesit, dëshmia nga ATK, konfirmimi i xhirollogarisë bankare dhe kopja e letërnjoftimit të pronarit.

Po ashtu, përfituesit me mbështetje mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes dhe të regjistrohen në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës përmes e-Kosova.

Thirrje për fermerët

Në fund të njoftimit, MBPZhR dhe AZhB u bëjnë thirrje fermerëve që të aplikojnë brenda afatit dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë përkatëse të mbështetjes.

Informacioni i plotë për programin gjendet në:

  • MBPZhR – Subvencione
  • AZhB – Thirrje për aplikim
  • Drejtoritë Komunale për Bujqësi

JU REKOMANDOJMË

Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
22/06/2026 - 18:31

Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare. Në një video...

Më shumëDetails

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
22/06/2026 - 17:39

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë së fundmi përmes SMS-ve, ku në mënyrë të rreme pretendohet...

Më shumëDetails

Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë
22/06/2026 - 17:28

Pas takimit, Macron ka publikuar një fotografi duke i shtrënguar duart me Ramën para Pallatit Elysee, derisa ka dhënë detaje edhe për temat e diskutuara. Ai ka shkruar...

Më shumëDetails

Besnik Tahiri: Refuzimi i gazit amerikan do të ishte goditje serioze për marrëdhëniet Kosovë–Amerikë!

Tahiri: Po i paguajmë shtrenjtë eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë Kurti
22/06/2026 - 16:54

Besnik Tahiri, AAK, ka deklaruar për GazetaBlic se refuzimi i gazit amerikan do të ishte një goditje serioze për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

Presidenti i Iranit do të vizitojë Pakistanin nesër, thonë mediat iraniane

Presidenti i Iranit do të vizitojë Pakistanin nesër, thonë mediat iraniane
22/06/2026 - 16:19

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të vizitojë Pakistanin të martën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga viti 2025,...

Më shumëDetails

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
22/06/2026 - 15:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur gjithsej nëntë ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë