Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falendëruar degën e Vitisë për përkrahjen.
Në një shkrim në Facebook, pas kërkesave për dorëheqje që mori nga disa degë, ai ka thënë se “do ta kalojnë çdo sfidë, shtetare e partiake”.
“Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi! Që i mbroni parimet, punën e të drejtën. Mesazhin tuaj e mora qartë.
Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt”, ka shkruar ai.












