Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale nis hetimet për furnizimin 7 vjeçar me kerozinë të Aeroportit nga EXFIS’i Isa Muharremit, që e financoi VV-në në fushatë

25/06/2026 - 10:40
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale nis hetimet për furnizimin 7 vjeçar me kerozinë të Aeroportit nga EXFIS’i Isa Muharremit, që e financoi VV-në në fushatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës ta hetojë kontratën favorizuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) me kompaninë private “EXFIS” për furnizimin 7-vjeçar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me kerozinë.

Përndryshe, kompania “EXFIS” figuron në listën e financueseve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në zgjedhjet e mbajtura vite më parë.

Sipas burimeve të FrontOnline brenda Prokurorisë Speciale më 17 qershor 2026 hetuesit policorë i kanë kërkuar drejtuesve të AAC-së t’i japin informatat e nevojshme për gjendjen aktuale lidhur me furnzimin me derivate në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përfshirë këtu informatat nëse EXFIS vazhdon të operojë, për tarifën që e aplikon kompania turke “Limak”, e cila menaxhon me Aeroportin “Adem Jashari”, si dhe nëse kjo tarifë është aprovuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Kompania private “EXFIS” ka disa vite që ka monopol në furnizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me kerozinë dhe nga një biznes i tillë ka fituar dhjetëra miliona euro të hyra.

Sipas pasqyrave financiare të kompanisë “EXFIS” për vitin 2024, kjo e fundit ka deklaruar rreth 13.5 milionë euro fitim neto, përderisa fitimi i saj neto në vitin 2023 kishte qenë 9.6 milionë euro.

Përndryshe, kompania “EX FIS” figuron në listën e financuesve të Lëvizje “Vetëvendosje” përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro.

Bujar Ejupi, i cili u largua nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës nga partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje, kishte deklaruar se vazhdimisht po shantazhohet, sulmohet e po i bëjnë presion pasi raportoi keqpërdorimet që kishte gjetur në AAC që kur ishte emëruar në pozitën e drejtorit.

Dyshohet se kërcënimet në drejtim të Ejupit kishin të bënin “monopolin e kerozinës”.

“AAC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik. Rasti është paraqitur menjëherë nga AAC në komisionin PPP, pasiqë kërkohen hapa të menjëhershëm për të ndaluar thyerjen e ligjit shumë vjeçar në ANP. AAC për herë të parë ka adresuar hapjen e tregut dhe ka sinjalizuar keqpërdorimin me monopolin e shitjes se kerozinës në aeroport“, ka shkruar Ejupi.

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

Tags: Ex FisIsa Muharremi

JU REKOMANDOJMË

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit
24/08/2026 - 09:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj....

Më shumëDetails

Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
24/08/2026 - 09:43

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
24/08/2026 - 09:31

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas...

Më shumëDetails

Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
24/08/2026 - 09:15

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri...

Më shumëDetails

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
24/08/2026 - 09:08

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, teksa po vazhdon aksioni i tyre duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Ai ka...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
24/08/2026 - 08:51

Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindialistëve. Në këtë situatë, Sindikata e Re e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia nxjerr Pamjet: Pse u arrestua Elvis Kosova në Palasë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë