Ai do të jetë Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Luan Dalipi, ish-shef i stafit të kryeministrit, Albin Kurti, është rehatuar me pozitë të rëndësishme shtetërore.
Ai do të jetë Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas rezultateve përfundimtare që i ka parë VOX Kosova, Dalipi ka marrë pikët maksimale pas procedurave të testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
DOKUMENT:

Luan Dalipi kishte qenë këshilltari kryesor i kryeministrit Albin Kurti duke qenë shef i Kabinetit të të parit të Qeverisë për disa vite me radhë.
Ai njihet si themelues i kompanisë “Management & Development Associates”, e cila ka marrë tenderë nga institucionet në Kosovë ndër vite.












