Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blerim Latifi: Jemi shtet pa helikopterë ushtarakë, por kjo s’na ka penguar t’ua “kallxojmë vendin” atyre që na ruajnë

27/06/2026 - 14:27
në Kryesore, Lajme
A A
Blerim Latifi, për raportin e PISA-s: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ushtari i UÇK’së dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar sot për disa helikopterë që i ka parë të fluturojnë ultë në drejtim të Pejës e Prishtinës. Latifi ka thënë se nuk i kishte rastisur gjatë kohë që të shihte helikopterë aq afër, ndonëse në kohë të pasluftës ajo ishte përditshmëri.

Latifi ka shkruar për numrin e madh të forcave të NATO-s që ishin vendosur në Kosovë, numër ushtarësh që është zvogëluar me kalimin e kohës.

Ai tutje ka thënë se Kosova sot është shtet, por për dallim nga të gjitha shtetet e tjera, s’ka helikopterë ushtarak.

Profesori i filozofisë ka thënë se ndonëse Kosova s’ka as helikopterë, kjo s’e ka penguar që “t’ua kallxojë vendin” shteteve që e ruajnë.

Postimi i plotë:

Tre helikopterë fluturuan mbi katund. Vinin nga drejtimi i Pejës dhe dukej se po shkonin drejt Prishtinës. Fluturonin shumë ulët. Më pushtoi një ndjenjë habie. Kishte shumë kohë që nuk më kishte rastisur të shihja helikopterë në një fluturim të tillë.

Pas luftës, kjo ishte përditshmëri. Mbi 50 mijë trupa të NATO-s ishin në Kosovë dhe një pjesë e madhe e operacioneve të tyre kryheshin me helikopterë. Zhurma e tyre ishte pjesë e peizazhit të përditshëm. Me kalimin e viteve, prania ushtarake ndërkombëtare u zvogëlua dhe, bashkë me të, u rralluan edhe fluturimet në qiellin e Kosovës.

Sot Kosova është shtet. Por ka një veçori të pazakontë që e dallon nga pothuajse të gjitha shtetet e tjera të Europës: është një shtet pa helikopterë ushtarakë. Ka edhe një veçori tjetër: siguria e tij jepet gratis nga NATO.

Megjithatë, kjo nuk na pengon që, herë pas here, rojtarëve të këtij shteti t’ua “kallxojmë vendin” në emër të sovranitetit, dinjitetit dhe broçkullave tjera pseudo- patriotike. Krejt kjo merr formën e një paradoksi: sa më pak e vërejmë barrën që të tjerët mbajnë për sigurinë tonë, aq më lehtë e shpërfillim atë. Por paradokset kanë pasoja: në mendim ato ta rrëzojnë argumentin, e në praktikë ta thyejnë qafën.

JU REKOMANDOJMË

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik, Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik, Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot
27/06/2026 - 16:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dhe publike të vendit, duke deklaruar se ajo është rikthyer me...

Më shumëDetails

Mendim Rugova: I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt nesh, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë

Mendim Rugova: I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt nesh, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë
27/06/2026 - 16:02

Meteorologu, Mendim Rugova, ka paralajmëruar se i nxehti ekstrem që ka kapluar disa shtete të Evropës do të vijë edhe në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Ai...

Më shumëDetails

Ahmeti: Mijëra qytetarë mbrëmë i thanë jo serbizimit të Tetovës

Ahmeti: Mijëra qytetarë mbrëmë i thanë jo serbizimit të Tetovës
27/06/2026 - 15:36

Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar pas protestës së mbajtur mbrëmjen e së premtes në Tetovë kundër ndryshimit të emrave të disa rrugëve në qytet, duke e...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë
27/06/2026 - 15:22

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Parkun e Qytetit në Prishtinë. Ekipet e zjarrfikësve, ekipet...

Më shumëDetails

Kaos në Francë nga vala e të nxehtit, blerësit përleshen për kondicionerë

Kaos në Francë nga vala e të nxehtit, blerësit përleshen për kondicionerë
27/06/2026 - 14:59

Valët e të nxehtit tropikal që kanë përfshirë Francën kanë shkaktuar panik dhe dyndje të qytetarëve nëpër dyqane, të cilët po përpiqen të sigurojnë pajisje ftohëse si ventilatorë...

Më shumëDetails

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet, IKSHPK jep rekomandimet se si të mbrohemi

2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë pasi qershori thyen rekorde
27/06/2026 - 14:09

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se temperaturat e larta që janë parashikuar për këtë javë mund të kenë ndikim në shëndet, gjersa ka dhënë rekomandime se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë