Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baraliu: Deputetët e kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë dhe të mundësojnë zgjedhjen e presidentit

28/06/2026 - 08:27
në Kryesore, Lajme
A A
Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë obligim kushtetues që të mundësojnë zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se formimi i institucioneve nuk duhet të bllokohet nga kalkulimet politike.

Baraliu në një interviste për Ekonomia Online, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës, pavarësisht nëse kjo arrihet përmes një marrëveshjeje politike apo përmes respektimit të detyrimeve kushtetuese nga deputetët.

“Është e domosdoshme, obligative dhe imperative siç e thashë. Që të vetëdijesohet kjo klasë politike sidomos fituesi i zgjedhjeve, po hiq më pak as këta të tjerët të opozitës, që të bëhen bashkë edhe t’i bëjnë institucionet. Sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë nuk ka problem, shumica e fituesit sepse i ka numrat. Ndërkaq për presidentin domosdoshmërisht do të duhet të bëhen bashkë. A bëhen me ndonjë marrëveshje për qeverisje të përbashkët? Apo ndonjë kompromis për ndonjë kandidat konsensual? Apo varianti i tretë që është po ashtu edhe obligimi i çdo deputeti nga kushtetuta që t’i formojë institucionet, që edhe partive politike obligimi i tyre pra që ta votojnë, të shkojnë të marrin pjesë në zgjedhje kur caktohet, në seancë kur caktohet zgjedhja e presidentit apo presidentes dhe ta votojnë, të jenë të pranishëm, të votojnë për, kundër ose abstenim. Mirëpo ta mundësojnë formimin e institucionit në këtë rast, institucionit të presidentit”, tha ai.

Sipas tij, vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese e kanë bërë të qartë se deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancat ku zgjidhen institucionet dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

“Sepse fundi i fundit edhe ky është një obligim kushtetues pikërisht i Gjykatës Kushtetuese e cila më herët në dy raste ka kërkuar dhe ka vendosur, vendimi i saj është pjesë përbërëse e kushtetutës tashmë që duhet të zbatohet si e tillë, si pjesë e kushtetutës që deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë për, kundër ose abstenim. Pra të rrinë, të qëndrojnë në seancë çdo seancë në Kuvend, e në këtë rast edhe për zgjedhjen e presidentit, dhe të votojnë për, kundër ose abstenim, pra rrjedhimisht të mundësojnë zgjedhjen e presidentit”, tha ai.

Baraliu shtoi se deputetët janë zgjedhur për të funksionalizuar institucionet dhe jo për të penguar krijimin e tyre.

“Ajo që thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në dy raste siç e përmenda më sipër është evidente që deputetët duhet të qëndrojnë në seancë dhe të votojnë për, kundër ose abstenim. Pra është detyrë e tyre për formimin e institucioneve. Përndryshe, shtrohet pyetja, pse shkojnë, pse formohet Kuvendi, pse shkojnë deputetët në Kuvend? Çfarë bëjnë aty? Shkojnë në Kuvend për t’i formuar institucionet, shkojnë për të marrë pjesë, për të nxjerrë ligje, për të trajtuar ligjet një herë, dy herë, për të miratuar ligje. Pra, për t’i bërë funksionale institucionet e këtij vendi të kësaj republike. Prandaj është detyrë e tyre edhe pa marrëveshje, edhe pa ndonjë kompromis për ndonjë kandidat konsensual që thjesht t’i bëjnë institucionet. Pra partitë politike dhe deputetët secili veç e veç, 120 prej tyre, e kanë për detyrë që t’i mundësojnë formimin e institucioneve, në këtë rast edhe zgjedhjes së presidentit”, tha Baraliu për Ekonomia Online.

JU REKOMANDOJMË

Japonia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Tërmet në Kosovë
28/06/2026 - 10:50

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi brigjet e Prefekturës Iwate herët të dielën, i fundit në një valë lëkundjesh që kanë tronditur zonën. Tërmeti, i cili ndodhi...

Më shumëDetails

Trump kërcënon BE-në me tarifa 100%

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
28/06/2026 - 10:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka rikthyer tensionet tregtare me Evropën, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj vendeve që aplikojnë taksa digjitale mbi kompanitë amerikane....

Më shumëDetails

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi
28/06/2026 - 10:05

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka bërë thirrje për unitet dhe kompromis mes partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
28/06/2026 - 09:49

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:55. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin...

Më shumëDetails

Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
28/06/2026 - 09:45

Dy vëllezër janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë. Rasti ka ndodhur në Obiliq. Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve...

Më shumëDetails

Nëse ia mësyni Shqipërisë, këto temperatura ju presin

Nëse ia mësyni Shqipërisë, këto temperatura ju presin
28/06/2026 - 09:31

Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Temperaturat do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • ‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë