Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë për politikat energjetike, duke thënë se refuzimi i projekteve si “ContourGlobal” dhe gazi amerikan ka lënë Kosovën pa kapacitete të reja prodhuese dhe të varur nga importi i energjisë.
Ajo theksoi se gjatë gjashtë viteve të fundit Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike, ndërsa kërkoi transparencë lidhur me planet për gazifikimin, projektin e Vlorës dhe marrëveshjet me Shqipërinë.











