Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

01/07/2026 - 18:09
në Kryesore, Lajme
A A
Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Komerciale e Kosovës ka refuzuar ankesën e kompanisë “Viva Fresh” dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konstatuar se kompania ka shkelur markën tregtare të gjigantit gjerman “Adidas AG” përmes importimit të 600 palë atleteve që përmbanin elemente të ngjashme me markën e njohur ndërkombëtare. Me aktgjykimin e formës së prerë në shkallën e dytë, gjykata ka urdhëruar që atletet të shkatërrohen nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, ndërsa të gjitha shpenzimet e transportit, magazinimit dhe asgjësimit do të mbulohen nga Viva Fresh, raporton Infosot.

Kontesti nisi pasi Dogana e Kosovës, në shtator të vitit 2024, kishte ndaluar një ngarkesë me 600 palë atlete të importuara nga Viva Fresh, duke dyshuar se ato cenonin markat tregtare të regjistruara të Adidas. Pas verifikimit të bërë nga vetë kompania gjermane, u konstatua se produktet ishin të falsifikuara, çka çoi në ngritjen e padisë në Gjykatën Komerciale.

Në vendimin e saj, Gjykata e Shkallës së Dytë vlerësoi se atletet e importuara përmbanin elementin karakteristik të markës Adidas, tri vijat paralele, të cilat gëzojnë mbrojtje ligjore dhe janë pjesë thelbësore e identitetit të kësaj marke. Sipas gjykatës, ndryshimet e vogla që ishin bërë në dizajn, si shtimi i një vije ndërmjet vijës së dytë dhe të tretë apo elementeve të tjera grafike, nuk ishin të mjaftueshme për ta dalluar produktin nga marka origjinale dhe nuk eliminonin mundësinë që konsumatorët të ngatërroheshin.

Gjykata theksoi se një konsumator mesatar mund të krijojë bindjen se produktet janë të Adidas, pasi ngjashmëria vizuale dhe konceptuale mbetet e lartë. Sipas trupit gjykues, përdorimi i tri vijave karakteristike krijon rrezik real konfuzioni për origjinën e produktit dhe cenon të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanisë gjermane.

Viva Fresh kishte kundërshtuar padinë duke argumentuar se mallrat nuk kishin dalë asnjëherë në treg, pasi ishin ndaluar në terminalin doganor, se nuk ishte shkaktuar dëm dhe se produktet nuk ishin mjaftueshëm të ngjashme me markën Adidas. Kompania kishte pretenduar gjithashtu se fotografitë mbi të cilat ishte mbështetur gjykata nuk ishin të besueshme dhe kishte kërkuar angazhimin e një eksperti për të vlerësuar ngjashmërinë mes produkteve.

 

Megjithatë, Gjykata e Shkallës së Dytë i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime. Sipas aktgjykimit, përveç fotografive të publikuara në media, në dosje ndodheshin edhe fotografitë dhe provat e siguruara nga Dogana e Kosovës, të cilat dëshmonin qartë ngjashmërinë e produkteve me markën Adidas. Po ashtu, gjykata vlerësoi se nuk kishte nevojë për ekspertizë profesionale, pasi vlerësimi nëse një konsumator mesatar mund të ngatërrohet nga pamja e produkteve është çështje që mund të konstatohet nga vetë gjykata.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se Viva Fresh nuk kishte paraqitur asnjë provë që do të vërtetonte origjinën e produkteve apo ndonjë autorizim nga Adidas për përdorimin e elementeve të mbrojtura të markës tregtare. Për këtë arsye, kolegji vlerësoi se gjykata e shkallës së parë kishte zbatuar drejt Ligjin për Markat Tregtare dhe kishte konstatuar me të drejtë se importimi i këtyre produkteve përbënte shkelje të të drejtave të Adidas.

Me vendimin e konfirmuar, Viva Fresh ndalohet që në të ardhmen të importojë ose të tregtojë produkte që përmbajnë elemente identike ose të ngjashme me markat tregtare të Adidas. Gjithashtu, kompania obligohet të organizojë dhe financojë shkatërrimin e 600 palë atleteve nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, si dhe t’i paguajë Adidasit shpenzimet procedurale në vlerë prej 528.40 euro.

Ndërkohë, gjykata nuk e miratoi kërkesën e Adidas për kompensim prej 10 mijë eurosh si ndëshkim për shkeljen e markës tregtare. Sipas arsyetimit të gjykatës, një masë e tillë nuk ishte proporcionale në këtë rast, pasi mallrat ishin ndaluar nga Dogana para se të dilnin në treg dhe nuk kishin arritur te konsumatorët. Megjithatë, gjykata vlerësoi se shkatërrimi i produkteve dhe ndalimi i çdo shkeljeje të ardhshme janë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e të drejtave të markës tregtare të Adidas./Infosot

Ndryshe, pronar dhe drejtues i kompanisë “Viva Fresh” Sh.P.K., në kuadër të së cilës funksionon rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store”, është Xhevdet Rexhepi, i cili zotëron 100% të aksioneve të kompanisë.

LEXONI EDHE:

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

Tags: Viva FreshXhevdet Rexhepi

JU REKOMANDOJMË

Verdikti final në Hagë, Çitaku: Do të flasë drejtësia, për Kosovën, për UÇK-në

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
01/07/2026 - 20:06

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Hagë.Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Behrami: TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale

UÇK korr një “fitore” në Speciale, Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima
01/07/2026 - 19:37

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti...

Më shumëDetails

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin
01/07/2026 - 19:28

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e...

Më shumëDetails

AVONET vlerëson lart transparencën e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

AVONET vlerëson lart transparencën e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
01/07/2026 - 19:11

Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka njoftuar se sot është mbajtur procesini i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “ Gjatë intervistimit...

Më shumëDetails

Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës
01/07/2026 - 19:10

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në...

Më shumëDetails

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
01/07/2026 - 18:58

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Thekësojmë se ish udhëheqësit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë