Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

16/04/2026 - 11:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shpeshherë, ajo që duhet të jetë më e sigurta për qytetarët – të dhënat personale – përfundon në duart e bizneseve pa asnjë garanci. Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset në Kosovë është bërë problem serioz, duke e detyruar Agjencinë për Informim dhe Privatësi të ndërmarrë aksione në terren për të ndaluar praktika të paligjshme.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i ka ndaluar kompanisë “Viva Fresh Store” përpunimin e të dhënave personale përmes marrjes së letërnjoftimit të konsumatorëve.

AIP ka zbuluar se “Viva Fresh Store” po përpunon në mënyrë të kundërligjshme të dhënat personale të konsumatorëve, duke u marrë letërnjoftimin atyre që janë shërbyer me karroca në pikën e këtij rrjeti të marketeve në rrugën C në Prishtinë.

Pala ankuese kishte raportuar në AIP se arkatarja e “Viva Fresh Store” në rrugën C në Prishtinë i kishte kërkuar të lë letërnjoftimin peng derisa t’a kthej karrocën në market.

Në vendimine  AIP bëhet e ditur se ankuesi nuk kishte pranuar ta lë letërnjoftimin, kur për pasojëarkatarja ia kishte ndalë kartelën e bankës pa pëlqimin e tij.

“AIP konstaton se kontrolluesi “Viva Fresh Store” Sh.P.K, nuk ka ndërmarr  hapat e duhura për të garantuar se të dhënat personale përpunohen në harmoni me LMDhP-në,  konkretisht në harmoni me nenin 4 paragrafi 1 dhe si dhe nenin 5 të LMDhP-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ndryshe, pronar dhe drejtues i kompanisë “Viva Fresh” Sh.P.K. në kuadër të së cilës funksionon rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” është Xhevdet Rexhepi, i cili zotëron 100% të aksioneve të kompanisë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Viva Fresh” Sh.P.K. për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Foto: Xhevdet Rexhepi – pronar dhe drejtues i Viva Fresh

Veriu.info fiton ndaj Viva Freshit edhe në Apel – Gjykata refuzon në tërësi ankesën e Viva Fresh, vërtetohet se gazeta nuk shpifi e as fyu (DOKUMENT)

Veriu.info fiton rastin, gjykata refuzon padinë e Viva Fresh për shpifje (Dokument)

Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store në Vushtrri, mungesë e kushteve elementare për punëtorë

Tags: Viva FreshXhevdet Rexhepi

JU REKOMANDOJMË

Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish

Si mund t’i rrisë çmimet e ushqimeve lufta e SHBA-së e Izraelit me Iranin
18/04/2026 - 11:26

Autoritetet iraniane kanë dalë me një tjetër reagim duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit të vendoset nën “kontroll të rreptë” për shkak të refuzimit të Shteteve të Bashkuara...

Më shumëDetails

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve
18/04/2026 - 10:52

Prishtina sot shënon ditën e dëshmorëve, por një moment jo i këndshëm ka ndodhur, kur aty ka mbërritur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ai është penguar tu...

Më shumëDetails

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime
18/04/2026 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së trefishtë në Podujevë

Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së trefishtë në Podujevë
18/04/2026 - 10:24

Policia ka arrestuar një të dyshuar për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Podujevë më 4 janar të këtij viti. Sipas raportit shtesë të...

Më shumëDetails

SHBA ndalon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit

SHBA ndalon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit
18/04/2026 - 10:14

Forcat amerikane ndalojnë 21 anije si pjesë e bllokadës së Uashingtonit. Forcat amerikane kanë ndaluar 21 anije që të largohen nga Ngushtica e Hormuzit që nga fillimi i...

Më shumëDetails

Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë

Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë
18/04/2026 - 09:54

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar për vizitën e tij që zhvilloi të enjten në Kosovë. Ai tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë