Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal me privatësinë në tender milionësh: Kompania e Valon Ademit dhe OSHP-ja publikojnë të dhënat personale të tre pronarëve të “Lika Trade”

02/07/2026 - 12:54
në Lajme
A A
Skandal me privatësinë në tender milionësh: Kompania e Valon Ademit dhe OSHP-ja publikojnë të dhënat personale të tre pronarëve të “Lika Trade”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ankesë e dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nga kompania “2A Group” SH.P.K me pronar biznismenin Valon Ademi e njohur nga historia e skandalit në Aeroportin e Vlorës, ka rezultuar me publikimin e të dhënave personale të tre pronarëve përfaqësuesve të një biznesi në dokumente publike të qasshme për të gjithë.

Bëhet fjalë për një ankesë të paraqitur në kuadër të tenderit multimilionësh për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale, ku kompania e Valon Ademit ka kundërshtuar shpalljen e fituesve për Lotin 9 dhe Lotin 11.

Në dokumentet e bashkëngjitura në ankesë, kompania ka publikuar pa asnjë anonimizim të dhënat personale të tre përfaqësuesve të operatorit ekonomik “Lika Trade” SH.P.K, të cilat gjenden vetëm në dosjen e plotë të tenderit e cila nuk është publike.

Në dokument mund të shihen qartë emrat, datat e lindjes, adresat, numrat personalë identifikues të letërnjoftimeve, si dhe nënshkrimet e Salih Likës, Shefqet Likës dhe Fadil Likës, përfaqësuesit ligjor të kompanisë “Lika Trade” SH.P.K.

Ndërsa problemi me shkeljen e ligjit qëndron më konkretisht tek publikimi i numrave personal identifikues të leternjoftimit dhe datat e lindjes.

Numrat personal dhe datëlindjet janë fshehur nga Infokus
Numrat personal dhe datëlindjet janë fshehur nga Infokus

Megjithatë, përgjegjësia nuk mbetet vetëm te kompania ankuese.

Pavarësisht se dokumenti përmbante të dhëna personale të ndjeshme, Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka publikuar ankesën në faqen e tij zyrtare pa redaktuar apo fshehur asnjërën prej këtyre të dhënave.

Kjo do të thotë se fillimisht kompania “2A Group” SH.P.K. i ka dorëzuar dokumentet me të dhënat personale të pambuluara, ndërsa më pas OSHP-ja ua ka bërë ato të qasshme publikut përmes publikimit në sistemin zyrtar të institucionit.

Publikimi i numrave personalë identifikues, adresave dhe të dhënave të tjera të individëve nuk ka asnjë vlerë për transparencën e procedurës së prokurimit.

Përkundrazi, bëhet fjalë për të dhëna personale që duhej të anonimizoheshin para se dokumenti të dorëzohej dhe para se të publikohej nga institucioni.

Rasti ngre pikëpyetje serioze respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si nga kompania ankuese ashtu edhe nga vetë OSHP-ja, e cila kishte detyrimin ligjor të mos publikonte dokumente që ekspozojnë të dhëna personale të qytetarëve./Gazeta Infokus/Veriu.info

Tags: Lika TradeValon Ademi

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë