Autoritetet e Hungarisë kanë ndaluar një autobus nga Kosova, me të cilin kanë zbuluar kallashnikovë përmes një kutie zërimi, raporton Veriu.info.
“Rojet financiare kontrolluan me imtësi pakot e transportuara në autobus dhe i kontrolluan ato edhe me një aparat me rreze X. Gjatë skanimit të një kutie subwoofer-i të dërguar si dërgesë, u zbuluan objekte të dyshimta. Pasi altoparlanti u çmontua, u gjetën lloje të ndryshme pushkësh sulmi me mbështetëse shpatullash të palosshme – armë të tipit AK dhe Zastava – dhe karikatorët e tyre shoqërues”, thuhet në njoftimin e autoriteteve kufitare hungareze, duke bërë të ditur se pronari i ngarkesës nuk po udhëtonte në autobus.
Sipas pamjeve të publikuara nga autoritetet hungazere, shihet se transportimi i armëve po bëhej përmes autobusit të kompanisë “Meti Comerc” nga Gjakova, raporton Veriu.info.
Ndryshe, më 24 qershor autoritetet hungareze kishin zbuluar 4 revole në autobusin e kompanisë nga Peja, Pranvera Travel.




LEXONI EDHE:
Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)














