Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kthehet nga Greqia, Haxhiu tha se do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit “brenda afatit” 30-ditor

09/07/2026 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kthehet nga Greqia, Haxhiu tha se do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit “brenda afatit” 30-ditor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit u certifikuan dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së Presidentit, mund ta thërrasë që sot seancën konstituive të Kuvendit.

Kuvendi konstituohet në një seancë e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”, sipas pikës 1 të nenit 66 të Kushtetutës së vendit. Presidenti, në këtë rast ushtruesja e detyrës, “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.

Haxhiu tha të mërkurën se seancën konstituive do ta thërrasë “brenda afatit”.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë të martën se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë.

“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti është kthyer nga Greqia, ku mori pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI.

Para rreth dy javësh, Kurti në një mbledhje të Qeverisë në detyrë e përmendi zgjedhjen e Presidentit pasi tha se duhet ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë e re të vendit.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: konstituimin e legjislaturës së 11 të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes”, tha ai.

Pasi arsyeja e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte moszgjedhja e Presidentit, nga këtu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se duhet të nisë puna pas konstituimit të Kuvendit.

“Menjëherë duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pra, Kuvendi Kosovës që konstituohet nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë pos propozimet për Presidentin e Republikës”, ka thënë ai për Gazetën Express më 16 qershor.

Ai thotë se Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë mandatarin e ri për kryeministër, duke qenë ushtruese e detyrës së Presidentit.

Në aktgjykimin e fundit kur Kushtetuesja vendosi afatin për zgjedhjen e Presidentit, përmendet edhe afati në kontekst të zgjedhjes së shefit të shtetit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

Paragrafi 162 i atij aktgjykimi thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit.

“Në kontekstin specifik të rrethanave të një Kuvendi të shpërndarë dhe ende të pakonstituuar, Gjykata bazuar në interpretimin si më lart dhe qëllimin e normave kushtetuese, të përcaktuara përmes nënpikës 3 të paragrafit 1 të nenit 82 ndërlidhur me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese thotë në aktgjykimin e fundit se më herët nuk kishte specifikuar shprehimisht rrethanën se kur fillon dhe kur përfundon procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri, në rrethanat kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë thanë udhëheqësit iranianë pas natës së dytë të sulmeve

Çfarë thanë udhëheqësit iranianë pas natës së dytë të sulmeve
09/07/2026 - 10:00

Udhëheqja e Iranit ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi të dyja vendet shkëmbyen për të dytën natë radhazi sulme, të enjten sipas kohës...

Më shumëDetails

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon rregullim ndërkombëtar të IA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon rregullim ndërkombëtar të IA
09/07/2026 - 09:56

Inteligjenca Artificiale (IA) bart shumë rreziqe dhe sfida. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, kërkon rregulla të qarta ndërkombëtare, duke theksuar se mbrojtja e të rinjve...

Më shumëDetails

Murati: Rezultati zgjedhor s’garanton zgjidhje, kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme

Murati: Rezultati zgjedhor s’garanton zgjidhje, kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme
09/07/2026 - 09:51

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka thënë se duke u bazuar në rezultatet që kanë marrë partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk duket që do...

Më shumëDetails

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike
09/07/2026 - 09:46

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë vlerëson se Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe burim stabiliteti përtej Perëndimit, por pa...

Më shumëDetails

Nafta edhe sot me çmim më të lartë

Nafta edhe sot me çmim më të lartë
09/07/2026 - 09:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë është 1 euro e...

Më shumëDetails

Trump: Irani ka kërkuar marrëveshje me ShBA-në, nuk e di se a janë të denjë për të

Trump: Irani ka kërkuar marrëveshje me ShBA-në, nuk e di se a janë të denjë për të
09/07/2026 - 09:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar të rikthehet në tryezën e negociatave për një marrëveshje.Duke folur para gazetarëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë