Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Interesat të cilat fshehen prapa çdo lufte

02/09/2022 - 17:37
në Opinione
A A
Interesat të cilat fshehen prapa çdo lufte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, politikan (FWV) partia e pamvarur politike, Gjermani

Që nga lindja e shteteve, dhe shoqërive të ndryshme në botë, është diskutuar për luftën si mjet për arritjen e qëllimeve politike, për politikën e luftës si dhe për politikën e paqes. Luftërat zhvillohen midis shteteve ose aleancave të shteteve (luftërat shtetërore) ose brenda shteteve midis grupeve armiqësore shoqërore, politike, fetare ose etnike (luftërat civile). Mënyra se si njerëzit realizojn luftën, është zhvilluar historikisht dhe mund t’u caktohet epokave dhe kulturave specifike. Rreth shekullit të 17-të, zhvillimi i luftës moderne filloi me futjen e armëve të zjarrit, krijimin e ushtrive dhe marinave të përhershme të kombeve evropiane. Lufta ajrore dhe përdorimi masiv i mitralozave dhe artilerisë së rëndë i dhanë formë luftës së Parë Botërore, dhe shpërbërja progresive e kufijve shënoi luftën e Dytë Botërore si bombardimet me tapet, të shtënat masive, dëbimet dhe taktikat e “tokës së djegur” ishin shenja dalluese. Pas vitit 1990, u numëruan një numër i madh i luftërave “të reja”, të cilat u ngritën rajonalisht dhe në të cilat rrezikoheshin problemet etnike dhe sociale, duke përfshirë shkatërrimin e shteteve dhe shoqërive.

Sqarimet, Luftë, Konflikt, Zgjidhje konflikti

Para dhe pas kësaj periudhe, shtetet e ndryshe rindertuan ushtri dhe marina me ushtarë nën komandën e udhëheqësve, oficerëve, gjeneralëve. Kurse disiplina armatimi, taktika dhe strategjia strukturave mbrojtese, të gjitha këto janë pjesë e luftës. Në varësi të statusit juridik, bazës sociale, objektit të konfliktit, mjeteve ose shtrirjes, dallohen lloje të ndryshme të luftës: sipas statusit juridik, aleancës, paktit të shtetit, palët ndërluftuese inkuadrohen, në luftëra ndërshtetërore, kombëtare, antikoloniale, çlirimtare, vendase, kundër regjimit, shkëputje pas mbizotërimit, baza sociale lufta antagoniste, lufta civile, lufta popullore por edhe sipas atij që shkakton luftën. Dominimi i arsyeve të konfliktit, burimet, lufta e rreshtimit, mvaren sipas shtrirjes së luftës: Lufta totale, lufta e kufizuar (e kufizuar nga rajoni, mjetet, qëllimi, popullsia e prekur). Sipas mjeteve të luftës, psikologjike ose të ftohtë, luftës konvencionale, luftës bërthamore-taktike, luftës bërthamore-strategjike

Përkufizimet e luftës

Lufta si fenomen shoqëror përcaktohet nga këndvështrime të ndryshme nga ato cilësore dhe sasiore. Përkufizimi cilësor është lufta, një konflikt i organizuar pushteti i kryer me forcën e armëve midis subjekteve të së drejtës ndërkombëtare (shtete, aleanca) ose midis grupeve të popullsisë brenda një shteti me qëllim të zbatimit të dhunshëm me interes politik, ekonomik,ideologjike ose ushtarake.

Përkufizimi sasior mvaret nga pikëpamja sasiore. Pra lufta është një konflikt i dhunshëm masiv me karakteristikat vijuese. Këtu përfshihen dy ose më shumë forca të armatosura, me forca të rregullta qeveritare në të paktën njërën anë. Në të dyja anët ka një minimum organizimi të kontrolluar nga qendra të luftëtarëve dhe të luftës. Operacionet e armatosura zhvillohen me një vazhdimësie dhe sipas një strategjie të planifikuar nga të dyja palët. Një konflikt i armatosur ndryshon nga një luftë në atë që nuk i plotëson plotësisht këto kritere.

Përkufizimi klasik politik i luftës, i cili përdoret më së shumti, vjen nga Carl von Clauseëitz:

“Lufta është një akt dhune për të detyruar armikun ti nenshtrohet vullnetit tonë. Lufta gjithmonë fillon nga një situatë politike dhe shkaktohet vetëm nga një motiv politik. Pra është një akt krejtësisht politik. Lufta është thjesht një vazhdim i politikës me mjete të tjera.“

Sipas mendimit tim, në kohën aktuale, lufta nuk është më vazhdimi, por fundi i politikës dhe përdorimi i dhunës me të gjitha forcat mbizotëruese të armatimit tokësor, ajëror, inteligjencës artificiale, armëve bërthamore, biologjike dhe atyre elektromagnetike.

Shkaqet e zakonshme të luftës janë:

Konflikte të interesave, pretendimet e papajtueshme dhe konkurrenca e pushtetit ndërmjet shteteve apo grupeve shoqërore.

Kryesisht bëhet fjalë për rritjen e fuqisë në përmasa të ndryshme përmes:

Fitimit të burimeve ekonomike, territoreve dhe popullsive (bashkimi me pakicat përtej kufijve) dhe/ose të pretendojë të jetë fuqia supreme (fuqia hegjemonike) në një rajon. Devijimi nga tensionet e brendshme nëpërmjet aventurave të politikës së jashtme mund të jetë gjithashtutë shkak i luftës.

Shkaku specifik i luftës është vendimi politik për të mos zgjidhur konflikte të tilla në mënyrë paqësore, por për t’i zgjidhur ato me forcë të armatosur duke treguar dominimin dhe mbizotërimin mbi te dobëtin. Në këtë mënyrë, pretendimet e te madhit për pushtet duhet të pohohen në kurriz të shteteve ose grupeve të tjera te vogla me pake force. Parakushtet për të bërë luftë në kuptimin e përgatitjeve të luftës krijohen nga riarmatimi material, social dhe shpirtëror. Material, është përmirësimin në mënyrë sasiore: rritja e forcës së trupave, rritja e numrit të sistemeve të armëve (tanke, raketa, avionë) Cilësore, është përmirësimi teknik i sistemeve (automatizimi, elektromagnetizimi) Zhvillime të reja (armë lazer, bomba të vogla statistikore) sociale, përmirësimi, Militarizimi dhe mobilizimi i shoqërisë(në arsim dhe edukim të të rinjve) Glorifikimi i ushtrisë është krijimi i grupeve paraushtarake, krijimi i imazheve të armikut. P.sh. (“Franca është armiku i trashëguar i Gjermanisë” para 1914; “Aksi i së Keqes”, Presidenti i SHBA BUSH 2002 për Irakun, Iranin, Korenë e Veriut) Hulumtimi i shkaqeve të luftës identifikon faktorët që çuan në shpërthimin e luftës (gara armatimesh, qëllime të papajtueshme të shteteve, mobilizimi masiv psikologjik dhe ideologjik) ndërvarësitë e tyre bazuar në shumë luftëra sa më të gjata të mundur, matjen, kohëzgjatjen e tyre, llojin. dhe numrin e të përfshirëve, niveli i viktimave ushtarake dhe civile, kostot e luftës dhe shtrirja e shkatërrimit. Statistikat e luftës dhe paralajmërimet e luftës janë të mundshme mbi këtë bazë. Megjithatë, ato nuk zëvendësojnë analizat cilësore, individuale politike dhe historike të luftërave. Lufta moderne Prandaj menyra se si njerëzit aplikojnë luftën është zhvillua historikisht dhe mund t’u caktohet epokave dhe kulturave specifike. Organizimi i ushtrisë, teknologjia e armëve, strategjia dhe synimet e luftës, janë aktualisht të ndryshme. Ne kohët e lashta mësuam si Perandoria Romake, gjermanët në shpërnguljen e popujve dhe fuqitë feudale mesjetare ishin krejt të ndryshme, por gjithmonë luftuan njeriun kundër njeriut. Sistemi i parandalimit me armë bërthamore midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës, të udhëhequr nga dy fuqitë botërore, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, bazohej në “balancën e terrorit”. Rreziku i një lufte ishte bërë i pallogaritshëm për shkak të “armëve totale” (bombave bërthamore dhe hidrogjenit, raketave balistike) dhe shkatërrimit të sigurt dhe ndërsjellë. Lufta u zhvendos në gara të kushtueshme dhe kërcënuese ekzistenciale të armëve dhe kërcënime dhe kundërkërcënime të shëndosha strategjikisht. Pas vitit 1990, u numëruan një numër i madh i luftërave “të reja”, të cilat u ngritën rajonalisht dhe në të cilat rrezikoheshin problemet etnike dhe sociale, duke përfshirë shkatërrimin e shteteve dhe shoqërive. Kjo gjërsa i përket historis së të kaluarës. Karakteristikat e luftës moderne janë nacionalizimi, masat, mekanizimi, shpërbërja e kufijve, dominimi i luftës duke mos lënë anash edhe iniciatorin dhe dirigjuesin e luftës. Aktualisht ballafaqohemi me luftën në evrop në mës te Rusis dhe Ukraines. Arsyeja e luftës posedon qellime të ndryshme me veqanti dirixhuese, të cilat populli nuk mund ti kuptoje asnjëhere. Propaganda mbizotëruese dhe ajo e zhvillimit të luftës është shumë e komplikuar dhe psikologikisht perfekt e pregaditur. Duhet te jemi te sigurt se qellimin e luftës, iniciatorët e saj, atë të mirin dhe atë të keqin, nuk do ta kuptoni asnjëherë. Edhe pse egzistojn marrveshje për paqe dhe rend politik në evrop dhe botë, luftërat zhvillohen panderpre duke demaskuar cdo marrrveshje paqesore. Këto luftëra zhvillohen në forma të ndryshme dhe me interes të ndryshem. Tani kemi luften aktualle në evropë e cila destabilizoi tërë botën duke akuzuar njërën palë të luftës duke moskuptuar arsyen e ndermarrjes se hapava luftarak. Aktualisht ne duhet bazuar ne marrveshjet e shumta per paqe dhe njohje te rendit paqesor politik në botë. Por në anën tjetër shtetet e evropës jane duke investuar Miliarda materialesh në zhvillimin dhe krijimin e armatimit modern dhe berthamor. Këtu shtrohet pyetja pse? Pasi ne jetojm në një kohë moderne të kulturuar ku cdo problem disuktohet dhe rregullohe, sqarohet ne paqe me marrveshje paqësore dhe jo me dhune dhe me luftë. Shtetet e evropës perjashtuar Gjermanin dhe të tjera, posedojn armë berthamore me sasi të shumtë dhe force të asgjesimit total. Edhe këtu shtrohet pyetja pse? E tërë informationi elektronik, televiziv dhe ne media tjra të ndryshme, është për tu diskutuar, seleksionuar dhe menduar disa here, se a mund të besohet apo jo. Në fund të fundit po te besoni të kundërtën, do të jeni më afër të vertetës. Kjo ështe lufta moderne dhe psikologjike. Une mendoj se lufta në mes të Rusis dhe Ukrainës do të përfundon pjeserisht dikur me perfitimin e rreth 50%-70% të sipërfaqes tokësore dhe popullatës ukrainase ne favor të Rusis si ngadhnjyese e luftës. Sikur pandemia para 2.5 vitesh e cila do të vazhdon mëtutje në forma dhe rrjedha të ndryshme, lufta në mes Rusis dhe Ukraines, gjithashtu edhe në të ardhmen problemet politike energjetike globale, krizat e ndryshimeve klimatike, ndryshimet gjenetike, jane super perfekt psikologjikisht të pregaditura me nje projekt i cili është duke u realizuar ashtu sic është planifikuar nga të mëdhenjt dhe të fuqishmit në hemisferen perendimore. Mbetet e lexuesve te informohen, te logjikojn dhe në fund të veprojn drejtë

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë