Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Roma po interesohet për yllin e Realit

15/07/2026 - 22:04
në Sport
A A
Roma po interesohet për yllin e Realit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Roma ka përshpejtuar ndjeshëm planet e saj në afatin kalimtar të verës, duke synuar një transferim ambicioz të sulmuesit të Real Madridit, Endrick.

Klubi italian po punon për të ndërtuar një repart ofensiv të ri për trajnerin Gian Piero Gasperini, me synimin që talenti brazilian të bashkohet me emra si Crysencio Summerville dhe Alejandro Garnacho.

Sipas mediumit italian “Il Messaggero”, Roma po shqyrton mundësinë e huazimit të Endrickut nga Real Madridi.

Gasperini dëshiron një alternativë të besueshme për Donyell Malen, i cili nënshkroi një kontratë afatgjatë me klubin këtë verë.

Ndërkohë, Artem Dovbyk nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian, duke bërë që Roma ta vendosë Endrickun në krye të listës së objektivave.

Braziliani së fundmi u rikthye në Spanjë pas një periudhe huazimi te Lyoni, ku shënoi tetë gola në 21 paraqitje.

Që nga transferimi te Real Madridi në korrik të vitit 2024, Endrick ka realizuar shtatë gola në 40 ndeshje.

Roma besohet se shpreson edhe në ndihmën e ish-trajnerit të saj, Jose Mourinho, i cili aktualisht drejton Real Madridin, për ta bindur 19-vjeçarin të transferohet në Serie A.

Paralelisht me interesimin për Endrickun, Roma ka bërë përparim edhe në bisedimet për Crysencio Summerville.

Drejtori sportiv Tony D’Amico është takuar me përfaqësuesit e futbollistit për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Summerville iu bashkua West Hamit në gusht të vitit 2024 për 29.3 milionë euro, pas paraqitjeve të mira me Leeds United.

Që nga transferimi në Londër, ai ka shënuar tetë gola në 56 ndeshje, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2029.

Bisedimet kishin hasur vështirësi për shkak të kërkesave financiare të lojtarit, por raportohet se ai tashmë ka zbutur pretendimet për pagën.

Roma nuk është e gatshme të tejkalojë kufirin prej katër milionë eurosh në sezon për pagat dhe nuk planifikon të bëjë oferta mbi 40 milionë euro, megjithatë mbetet optimiste pas kontakteve të para.

Nëse marrëveshja për Summerville nuk realizohet, Roma ka identifikuar Alejandro Garnachon si alternativën kryesore.

Klubi italian ka kontaktuar Chelsean për argjentinasin, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2032.

Garnacho iu bashkua Chelseat në gusht të vitit 2025 për 46.2 milionë euro, pas periudhës së tij te Manchester United, ku shënoi 26 gola në 144 paraqitje.

Me fanellën e Chelseat ai ka zhvilluar 43 ndeshje dhe ka realizuar tetë gola.

Roma ka paraqitur një ofertë fillestare që përfshin pesë milionë euro për huazimin dhe një detyrim blerjeje prej 35 milionë eurosh nëse plotësohen disa kushte, por Chelsea e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërkohë, klubi italian ka bërë edhe një ofertë prej 30 milionë eurosh plus 10 për qind nga shitja e ardhshme për anësorin e Strasbourgut, Diego Moreira./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Ndeshja e shekullit, Argjentina kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Botës

Ndeshja e shekullit, Argjentina kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Botës
15/07/2026 - 23:06

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Argjentina shënoi fitore fantastike ndaj Anglisë me rezultatin 2:1. Golat për Argjentinën i shënuan:...

Më shumëDetails

Ndeshja spektakolare, Argjentina në FINALE

Ndeshja spektakolare, Argjentina në FINALE
15/07/2026 - 23:05

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Argjentina shënoi fitore fantastike ndaj Anglisë me rezultatin 2:1. Golat për Argjentinën i shënuan:...

Më shumëDetails

“Messi mbetet lojtari që Anglia i frikësohet shumë”

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami
15/07/2026 - 17:08

Lionel Messi vazhdon të jetë frymëzimi kryesor i Argjentinës, ndërsa dëshira për të fituar një tjetër Kupë Bote mbetet jashtëzakonisht e madhe. Kjo u pa edhe në emocionet...

Më shumëDetails

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Vjosa Osmani s’ka dilema

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Vjosa Osmani s’ka dilema
15/07/2026 - 12:36

Për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dilema se cili mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është futbollist më i mirë. Ajo u pyet dje se kë...

Më shumëDetails

Shpërthen Didier Deschamps, kritikon gjyqtarin pas eliminimit nga Spanja

Shpërthen Didier Deschamps, kritikon gjyqtarin pas eliminimit nga Spanja
15/07/2026 - 08:15

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke shprehur kritika të forta ndaj arbitrimit. Në konferencën...

Më shumëDetails

Spanja në FINALE, gjunjëzon Francën

Spanja në FINALE, gjunjëzon Francën
14/07/2026 - 23:35

Spanja ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Botërorit. “La Roja”, arriti të thyente dominimin e yjeve të Francës duke fituar me rezultat 0-2 në Arlington,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë