Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një spektakël të jashtëzakonshëm për sportin e boksit.
Përmes një postimi, Krasniqi vlerësoi jo vetëm paraqitjen e Hërgoviqit në ring, por edhe karakterin e tij si sportist.
“Çfarë ndeshjeje në peshat e rënda – një shfaqje fantastike për sportin e boksit. Ajo që më bën më shumë përshtypje nuk është vetëm forca e Filip Hërgoviqit në ring, por mbi të gjitha karakteri i tij. Ai tregon se është e mundur të ruash madhështinë, respektin dhe korrektësinë edhe në një sport luftarak të ashpër”, ka shkruar Krasniqi.
Ish-boksieri shqiptar theksoi se fjalët e Hërgoviqit pas meçit pasqyrojnë shpirtin e vërtetë sportiv, duke shtuar se pikërisht ky është tipari që e përcakton një kampion.
“Fjalë të tilla vijnë nga zemra: të sinqerta, me frymë sportive dhe pa zili. Pikërisht kjo është ajo që e përcakton një kampion të vërtetë”, u shpreh ai.
Në fund, Krasniqi e uroi boksierin kroat për triumfin, duke e cilësuar si një kampion të denjë dhe duke nënvizuar se “kampionët nuk lindin vetëm në ring, por shpalosen edhe përmes humanizmit të tyre”./Indeksonline/












