Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe është jashtë skuadrës.
Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, janë disa skuadra të interesuara për ish-lojtarin e Monacos, i cili tani duhet ta zgjedhë opsionin që i përshtatet më shumë.
Në garë është edhe Galatasaray, që po ushtron presion për ta bindur 26-vjeçarin ta pranojë transferimin.
Fofana është një mesfushor që mund të japë kontribut në fazën sulmuese, por mbi të gjitha garanton ekuilibër në mesfushë.
Për këtë arsye, interesim për të kanë shfaqur edhe Lyoni, Lille dhe Real Betisi.
Vendimi do të jetë i lojtarit, ndërsa Milani ka qenë i qartë me të gjithë futbollistët që nuk janë pjesë e planeve: nëse nuk e pranojnë asnjë transferim, ata do të qëndrojnë në skuadër deri në janar, por do të mbeten jashtë planeve dhe nuk do ta luajnë asnjë ndeshje.
Fofana tashmë duhet ta zgjedhë destinacionin e tij të ardhshëm mes Galatasarayt, dy klubeve franceze dhe Real Betisit. /Gazeta Express













