Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për Vinícius Júniorin gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas L’Equipe, drejtuesit e klubit spanjoll po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit brazilian, me synimin që të ardhurat nga transferimi i tij t’i përdorin për financimin e një lëvizjeje të madhe për Michael Olise.
Raportohet se sulmuesi francez i Bayern Munichut është objektivi kryesor i “Los Blancos” për repartin ofensiv, ndërsa largimi i Vinícius do t’i krijonte klubit hapësirën financiare të nevojshme për ta realizuar transferimin.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Real Madridi, ndërsa mbetet të shihet nëse kampionët e Spanjës do të ndërmarrin vërtet një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere.














