Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal

18/07/2026 - 11:11
në Sport
A A
“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Atmosfera para finales së Kupës së Botës u ndez edhe jashtë konferencave zyrtare për shtyp. FIFA organizoi një aktivitet të veçantë në “Fan Fest”, ku morën pjesë trajnerët e Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si edhe Rodrigo Hernández (Rodri) dhe portieri Emiliano “Dibu” Martínez. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori Lionel Messi.

Kapiteni i Argjentinës u shfaq surprizë në aktivitetin e moderuar nga tre legjenda të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady. Gjatë bisedës, përveç analizës së finales së së dielës, Messi rezervoi fjalë të mëdha për talentin e Spanjës, Lamine Yamal.

“Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, sepse luan te një klub që e dua shumë dhe të cilit gjithmonë i uroj sukses. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka gjithë karrierën përpara dhe mundësinë për të shkruar histori. Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë këtë herë”, deklaroi Messi me buzëqeshje.

Ylli argjentinas u pyet edhe për fotografinë ikonike të realizuar 19 vite më parë për një kalendar bamirësie, ku ai mban në krahë një foshnjë, që sot njihet si Lamine Yamal. Një imazh që ka marrë një domethënie të veçantë, pasi të dy do të përballen tani në finalen e Kupës së Botës.

“Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suksese, sepse suksesi i tij është edhe suksesi i Barcelonës. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos jetë në ditën e tij më të mirë, edhe pse është shumë e vështirë”, u shpreh Messi.

Megjithëse vlerësoi maksimalisht Lamine Yamalin, kapiteni argjentinas theksoi se forca e Spanjës nuk mbështetet vetëm te talenti i ri i Barcelonës. “Nuk është vetëm Lamine. Spanja ka shumë futbollistë cilësorë dhe luan një futboll të shkëlqyer. Edhe ne kemi armët tona”, përfundoi Messi, i cili synon të fitojë Kupën e dytë të Botës në karrierë përballë Spanjës.

JU REKOMANDOJMË

Ana e errët e Botërorit 2026, trashëgimia për të cilën FIFA nuk do të flasë!

Ana e errët e Botërorit 2026, trashëgimia për të cilën FIFA nuk do të flasë!
18/07/2026 - 12:33

Kupa e Botës 2026 do të mbetet në histori si turneu më i madh i organizuar ndonjëherë, me 48 skuadra dhe një shtrirje të paprecedentë në tre vende:...

Më shumëDetails

Sa para i merr fituesi i Kupës së Botës?

Sa para i merr fituesi i Kupës së Botës?
18/07/2026 - 11:50

Kampionia e botës do të fitojë 50 milionë dollarë, që do të jetë shpërblimi më i madh në historinë e Kupës së Botës. Nënkampioni do të përfitojë 33...

Më shumëDetails

Laporta i bindur: Spanja është më e fortë se Argjentina

Laporta i bindur: Spanja është më e fortë se Argjentina
18/07/2026 - 10:49

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një deklaratë të fortë vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke shprehur bindjen se...

Më shumëDetails

Infantino siguron mbështetjen e mbi 200 federatave për një mandat të katërt në FIFA

Infantino siguron mbështetjen e mbi 200 federatave për një mandat të katërt në FIFA
18/07/2026 - 09:19

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka siguruar mbështetjen zyrtare të më shumë se 200 federatave kombëtare për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë botërore të futbollit për...

Më shumëDetails

Spanja merr lajme të mira nga Lamine Yamal e Porro në prag të finales ndaj Argjentinës

Spanja merr lajme të mira nga Lamine Yamal e Porro në prag të finales ndaj Argjentinës
17/07/2026 - 23:07

Kombëtarja spanjolle merr lajme të mira kur kanë mbetur 2 ditë nga finalja e Botërorit. Lamine Yamal dhe Pedro Porro janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në...

Më shumëDetails

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Vinícius Júniorin

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Vinícius Júniorin
17/07/2026 - 22:12

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për Vinícius Júniorin gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas L’Equipe, drejtuesit e klubit spanjoll po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë