Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

De la Fuente ia sheh hairin triumfit në Botëror, në kontratën e re do t’i rritet rroga

22/07/2026 - 22:30
në Sport
A A
De la Fuente ia sheh hairin triumfit në Botëror, në kontratën e re do t’i rritet rroga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Triumfi historik i Spanjës në Kupën e Botës e ka bindur Federatën Spanjolle të Futbollit që ta sigurojë vazhdimësinë e projektit të Luis de la Fuentes.

Pas suksesit të madh në SHBA, Kanada dhe Meksikë, drejtuesit e federatës janë gati t’i ofrojnë trajnerit një kontratë të re afatgjatë, që do ta mbante në krye të kombëtares deri në përfundim të Botërorit 2030, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Federata Spanjolle e konsideron De la Fuenten arkitektin kryesor të rikthimit të Spanjës në majën e futbollit botëror dhe dëshiron ta shmangë çdo dyshim për të ardhmen e tij.

Trajneri 64-vjeçar e ka fituar besimin e plotë të drejtuesve falë mënyrës se si e ka ndërtuar skuadrën, duke i kombinuar futbollistët me përvojë me një brez të ri talentesh si Lamine Yamal, Nico Williams, Pau Cubarsí dhe të tjerë, të cilët ishin protagonistë në rrugëtimin drejt titullit botëror.

Pas finales së fituar ndaj Argjentinës, në Federatën Spanjolle ekziston bindja se ky grup mund ta dominojë futbollin ndërkombëtar edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, vazhdimi i kontratës së De la Fuentes është kthyer në prioritet absolut.

Aktualisht, kontrata e trajnerit është e vlefshme deri pas Kampionatit Evropian 2028, por ideja e Federatës është t’ia zgjasë marrëveshjen deri në fund të Kupës së Botës 2030, e cila do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Luis de la Fuente do ta ketë mundësinë ta udhëheqë Spanjën edhe në Botërorin e vitit 2030, ku “La Roja” do të synojë ta mbrojë titullin e fituar në vitin 2026 dhe ta shkruajë një tjetër kapitull historik në futbollin botëror.

JU REKOMANDOJMË

Chelsea do ketë punë në merkato, 13 lojtarë duhet t’i largojë!

Chelsea do ketë punë në merkato, 13 lojtarë duhet t’i largojë!
22/07/2026 - 22:12

Skuadra e Chelseat do ketë shumë punë gjatë afatit kalimtar të verës. Momentalisht te Blutë e Londrës janë 38 lojtarë nën kontratë.   Duke e bërë kështu, skuadrën...

Më shumëDetails

Arsenali i afrohet “bombës” së verës, Atletico Madrid hap derën për Julian Álvarezin

Arsenali i afrohet “bombës” së verës, Atletico Madrid hap derën për Julian Álvarezin
22/07/2026 - 21:10

Arsenali ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Álvarez. Sipas raportimit të “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit madrilen u kanë bërë...

Më shumëDetails

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026
22/07/2026 - 20:08

Spanja, siç edhe pritej pas triumfit në Kupën e Botës, ka numrin më të madh të përfaqësuesve në formacionin më të mirë të turneut, por zgjedhja e portierit...

Më shumëDetails

GOL! Ballkani në epërsi ndaj Bohemians-it

GOL! Ballkani në epërsi ndaj Bohemians-it
22/07/2026 - 19:43

Ballkani ka shënuar golin e avantazhit ndaj Bohemians. Domgjoni realizoi golin e avantazhit ndaj Bohemians. Mesfushori kosovar realizoi nga penalltia pas 28 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit...

Më shumëDetails

Skuadra kosovare Mitrovica e “çmonton” kundërshtarin nga Moldavia

Skuadra kosovare Mitrovica e “çmonton” kundërshtarin nga Moldavia
22/07/2026 - 18:37

Skuadra e Mitrovicës në kategorinë e femrave ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e play-offit të UEFA Champions League. Klubi kosovar mposhti 10:0 kundërshtarin nga Moldavia, Zimbru...

Më shumëDetails

Talenti me origjinë nga Kosova nënshkruan kontratë me Bayernin

Talenti me origjinë nga Kosova nënshkruan kontratë me Bayernin
22/07/2026 - 17:42

Një lajm i madh ka tronditur botën e futbollit, pasi talenti i ri Erblin Osmani raportohet se ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me gjigantin gjerman Bayern Munich....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë