Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

24/07/2026 - 12:23
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin laboratori dhe poliklinika “VitaLab” në Podujevë është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi, pasi që  ka ofruar shërbime të palajmëruara (palicencuara) dhe ka punuar me staf të palajmëruar (palicencuar) në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë (DLA/MSh).

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info që mban datën 23 shkurt 2026, thuhet se Inspektorati Shëndetësor ka realizuar inspektim më 28 janar në poliklinikën dhe laboratorin “VitaLab” në Podujevë, ku ka gjetur se teknike-laborantja mjekësore Arijana Sinani nuk ishte e lajmëruar e as licencuar në DLA/MSh.

“Gjithashtu u pa se në njërën pjesë të laboratorit ofroheshin shërbimet e mikrobiologjisë (shërbim i lëshuar në DLA më 07.05.2024) ku gjetëm mostra, teste të shpejta mikrobiologjike (rapide) dhe rezultate të lëshuara me faksimil të Dr. Arsim Kurti – Specialist i Mikrobiologjisë (ku nuk është i lajmëruar në DLA). Gjithashtu u gjetën teste të HIV dhe Grupit të Gjakut, shërbime këto të palajmëruara/palicencuara në DLA/MSh”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor me të cilin është gjobitur laboratori dhe poliklinika “VitaLab” me pronar Lavdim Zhdrellën.

Në fund të vendimit, Inspektorati Shëndetësor konstaton që “Vitalab” nuk e ka respektuar Ligjin për Shëndetësi, duke mos lajmëruar shërbime që ofron, si dhe personelin shëndetësor.

Çka thotë “VitaLab”?

Në një përgjigje kontraverse për Veriu.info, “Vitalab” thotë se disa nga konstatimet e Inspektoratit Shëndetësor nuk pasqyrojnë gjendjen faktike, por kanë paguar gjobën dhe nuk kanë ushtruar ankesë, gjë që është kontradiktë në vetvete.

Sikurse edhe disa institucione tjera private tek të cilat është zbuluar staf i palicencuar, edhe “Vitalab” jep ‘arsyetim’ të njëjtë, duke thënë se profesionistja shëndetësore ka qenë në muajin e parë të punës.

“Arijana Sinani është laborante e licencuar. Gjatë inspektimit ajo ishte në muajin e parë të punës dhe ende nuk ishte regjistruar në DLA. Megjithatë, ajo nuk ka punuar e vetme, pasi në laborator ishte e pranishme edhe laborantja tjetër e licencuar dhe e regjistruar në DLA, siç konstatohet edhe në procesverbalin e inspektimit”, thuhet në përgjigjen e “Vitalab” për Veriu.info.

Për shkelje tjetër ligjore të lëshimit të analizave mikrobiologjike pa licencë, “Vitalab” pretendon se në pikën e tyre në Podujevë nuk janë kryer analiza mikrobiologjike.

“Aty është bërë vetëm pranimi i mostrave, ndërsa analizat janë kryer në laboratorin tonë të licencuar në Prishtinë. Në pikën tonë në Podujevë nuk është lëshuar asnjë rezultat me vulën apo nënshkrimin e Dr. Arsim Kurtit. Të gjitha rezultatet janë lëshuar nga laboratori qendror në Prishtinë, sipas procedurave tona të punës”, kanë deklaruar nga “Vitalab”, edhe pse në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor thuhet se janë gjetur faksimile të lëshuara pikërisht nga Dr. Arsim Kurti.

“Në pikën tonë në Podujevë nuk janë kryer analiza laboratorike për HIV. Gjatë inspektimit nuk është gjetur asnjë rezultat që dëshmon kryerjen e analizave për HIV. Janë konstatuar vetëm disa teste të shpejta për HIV të mbetura nga një periudhë e mëparshme, të cilat nuk kanë qenë në përdorim dhe nuk përbëjnë dëshmi se ky shërbim është ofruar”, thuhet në përfundim të përgjigjes së “Vitalab” në pyetjet e dërguara nga Veriu.info.

Kush është “Vitalab”?

Poliklinika dhe Laboratori “Vitalab” është kompani e themeluar 2022 në Podujevë, ku 100% të aksioneve i zotëron Lavdim Zhdrella.

Në ceremoninë solemne të hapjes kishte marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Shpëjtim Bulliqi.

 

Foto nga ceremonia e hapjes: Pronari i "Vitalab", Lavdim Zhdrella dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi
Foto nga ceremonia e hapjes: Pronari i “Vitalab”, Lavdim Zhdrella dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

LEXONI EDHE:

Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

 

 

Tags: Lavdim ZhdrellaVitalab

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga mbreti i këtij shteti

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
28/10/2026 - 15:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës....

Më shumëDetails

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE
28/10/2026 - 15:27

Zgjedhjet në Serbi, në të cilat fitoi Lista e Studentëve, shkaktuan shumë reagime në rajon. Edhe para se Lista e Studentëve të fillonte të formonte një qeveri të...

Më shumëDetails

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër
28/10/2026 - 15:21

Bashkimi Evropian ka lëshuar të martën një komunikatë si reagim për procesin zgjedhor  në Serbi. Me një gjuhë të kujdesshme, Brukseli ka uruar “Listën e Studentëve”, duke listuar...

Më shumëDetails

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera
28/10/2026 - 15:08

Në deklaratën e tij të parë publike që nga mbyllja e vendvotimeve, presidenti izraelit Isaac Herzog u bëri thirrje partive politike të kenë “mendje të hapur”, me qëllim...

Më shumëDetails

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt
28/10/2026 - 14:54

Janë publikuar pamjet nga arrestimi i Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pamjet janë publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës...

Më shumëDetails

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit
28/10/2026 - 14:25

Të gjitha 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit, të parapara të zhvilloheshin sonte, janë shtyrë pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë. Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë