Sulmuesi shqiptar Olti Hyseni është transferuar te Brøndby, ku ka firmosur kontratë deri në vitin 2031.
Me një vlerë prej 2.7 milionë eurosh, ky transferim është shitja më e shtrenjtë në historinë e Sønderjyske.
Hyseni luan si sulmues i majtë dhe llogaritet si një nga talentët më premtues në Danimarkë.
Djaloshi me prejardhje nga Kosova aktivizohet te grupmoshat U19 te Danimarka.












